Bekim Sali: 13 gushti i vitit 2001 nuk ishte thjeshtë një datë në kalendar, por një kthesë historike për shtetin tonë

1 Min. Leximi

Deputeti i Alternativës dhe koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka shkruar se 13 gushti është një kthesë historike për shtetin tonë.
Sipas tij, Marrëveshja Kornizë e Ohrit u bë shpresë për një shoqëri më të drejtë, ku çdo qytetar respektohet, dëgjohet dhe përfaqësohet denjësisht.
“13 gushti i vitit 2001 nuk ishte thjeshtë një datë në kalendar, por një kthesë historike për shtetin tonë. Marrëveshja Kornizë e Ohrit u bë shpresë për një shoqëri më të drejtë, ku çdo qytetar respektohet, dëgjohet dhe përfaqësohet denjësisht.
Pikërisht për këtë, kjo marrëveshje nuk duhet të shihet vetëm si një dokument politik, por si një angazhim i vazhdueshëm moral dhe institucional ndaj qytetarëve tanë shqiptarë, maqedonas dhe të gjithë komuniteteve tjera që jetojnë në këtë vend.
Paqja, barazia dhe përfaqësimi nuk janë të dhëna, janë sfida të përditshme që kërkojnë guxim, maturi dhe vullnet për bashkëpunim. Le të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme ku secili qytetar, të ndjehet i barabartë dhe i përfshirë”, ka shkruar deputeti Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull