Bekim Jashari: “Nuk frikësohem ta them se jemi muslimanë”
Bekim Jashari ka folur hapur për përkatësinë e tij fetare, duke theksuar se nuk ka asgjë për të fshehur:
“Nuk frikësohem të them se jemi muslimanë.”
Ai ka treguar gjithashtu se gjyshi i tij ka qenë hoxhë dhe ka kryer medresenë, edhe pse më pas nuk e ka ushtruar këtë detyrë. Sipas tij, feja ka qenë pjesë e identitetit dhe edukimit familjar brez pas brezi.
Në një kohë kur shumëkush përpiqet ta relativizojë ose ta fshehë përkatësinë fetare, kjo deklaratë vjen si një qëndrim i drejtpërdrejtë dhe pa komplekse.
Besimi nuk është turp.
Identiteti nuk mohohet.
Historia nuk fshihet.
Respekt për këdo që flet hapur dhe me dinjitet për atë që është.

