Behar Emini, Drejtor i Fondit për Sigurimin e Depozitave në emisionin Biznes Plus ka folur edhe për Ligjin e ri të depozitave.
Në mesin e risive të këtij ligji, ai ka përmendur edhe mbulimin e depozitave të bizneseve, që po ndodh për herë të parë në Maqedoninë e Veriut.
“Ligji i ri për sigurimin e depozitave ka një periudhë të mirë kohore i cili po përgatitet. Është në fazën finale. Megjithatë, presim prej ministrisë së financave ata ta marrin hapin kryesor, për shkak se është nën kompetencat e tyre. Ajo që parashihet të jetë si risi te ligji i ri, është kjo e para të cilën e përmendëm pak më herët rritja e pragut të kompensimit të depozitave, e cila prej në 30.000 duhet të shkon në 50.000 euro. Pjesa e dytë e cila është interesante, për herë të parë duhet të bëhet në Maqedoninë e Veriut, do të mbulohen depozitat e bizneseve, pra personave juridik”, deklaroi midis tjerash Emini.