BE-ja, si adoleshente: “Të dua, s’të dua” me Turqinë!

2 Min. Leximi

Europa, posaçërisht BE-ja, e ka të vështirë ta pranojë se shpëtimtarja e saj në këto kohë të trazuara, sidomos në fushën e sigurisë, mbetet Turqia. E pohon me fjalë, por nuk e sendërtom me vepra.

Së fundi, në një postim në X, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaya Kalash, iu referua një takimi që pati në Ankara me Presidentin Erdogan, duke shkruar:

“Turqia është një partnere kyçe për çështjet e sigurisë, migracionit dhe energjisë, si dhe një vend kandidat për anëtarësim në BE. Ishte mirë të diskutonim sot me Presidentin Erdogan forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve BE-Turqi dhe rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Diskutuam gjithashtu luftën e Rusisë kundër Ukrainës, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s në Ankara. Turqia është një kontribuese e rëndësishme në mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s”.

Më herët, Komisionerja e Zgjerimit Marta Cos shkroi: “Kemi shumë për të fituar nga një bashkëpunim më i ngushtë me Turqinë. Jam e kënaqur që takohem me Presidentin në Ankara sot. Ne duam të rrisim tregtinë dhe investimet dhe të forcojmë lidhjet në fushat e transportit, energjisë dhe lidhjes dixhitale që lidhin Evropën me Azinë. Në një kohë të paqëndrueshmërisë gjeopolitike në rritje, bashkëpunimi i ngushtë midis BE-së dhe Turqisë mund të ofrojë parashikueshmëri më të madhe dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal.”

Por në realitet, BE druan të pranojë Turqinë, duke i shtuar vetes kostot e rënda të një rendi botëror në ndryshim.

Si në lojën e hazdisshme “më do s’më do”, ajo vijon të sillet me një adoleshencë të papranueshme këto kohë kur duhen qëndrime të pjekura e burrërore.

Ndërsa Edi Rama le të vijojë flirtin me Izraelin deri sa t’i mbetet ndonjë kopil në derë e mos dijë t’i japë hall. /tesheshi.com/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull