Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Politikë

BDI: Z. Filipçe, kopjimi i VMRO DPMNE-së në shfrytëzimin e albanofobisë përmes narrativës anti-BDI për poena politik nuk është e shëndetshme

Përditësimi i fundit: 2024/12/04 at 10:25 AM
Publikuar December 4, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deklaratat e fundit të Venko Filipçes, ku ai përpiqet të shfrytëzojë narrativën anti-BDI për të mbuluar dështimet e partisë së tij, tregojnë një rrëshqitje të rrezikshme drejt qasjeve të njohura të VMRO-DPMNE-së. Përdorimi i albanofobisë si mjet politik nuk është vetëm i papërgjegjshëm, por edhe i dëmshëm për kohezionin shoqëror dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut.

Ky obsesion politik ndaj BDI-së buron nga dy arsye kryesore. Së pari, tentimi për të ndërtuar identitet politik përmes BDI- së si e vetmja parti me identitet të qartë ideologjik dhe politik në skenën e Maqedonisë së Veriut. Në një ambient politik ku shumë parti ndryshojnë qëndrimet sipas interesave momentale, BDI ka ndërtuar një vizion të qëndrueshëm dhe ka dorëzuar rezultate konkrete që kanë ndikuar pozitivisht për të gjithë qytetarët. Kjo konsistencë është një kontrast i fortë me mungesën e qartë të vizionit te partitë e tjera, të cilat tentojnë të ndërtojnë identitetin e tyre përmes sulmeve kundër BDI-së.

- Reklamim -

Së dyti, përdorimi i retorikës anti-BDI është një pasqyrim i albanofobisë së rrënjosur në një pjesë të skenës politike maqedonase. Në vend që të promovojnë barazi dhe bashkëpunim, disa parti përpiqen të mobilizojnë mbështetësit e tyre duke shënjestruar shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë. Kjo qasje është një dëshmi e dobësisë politike dhe e mungesës së ideve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

BDI nuk ka qenë dhe nuk është problem për ata që kërkojnë një vizion të qartë dhe një shtet të drejtë dhe të barabartë. Përkundrazi, ne kemi qenë gjithmonë garantues të stabilitetit dhe promotorë të reformave euroatlantike. Suksesi ynë, i bazuar në 15 fitore elektorale radhazi, nuk është arsye për të krijuar fiksime, por për të reflektuar mbi mungesën e vizionit dhe rezultateve të partive të tjera.

Nëse Filipçe dhe partia e tij dëshirojnë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët, duhet të ndalin përpjekjet për të kopjuar qasjet përçarëse të së shkuarës dhe të përqendrohen në ndërtimin e një narrative që bashkon qytetarët dhe promovon stabilitetin. Shqiptarët dhe qytetarët e këtij vendi e dinë mirë se BDI është një histori suksesi, dhe sukseset nuk mund të shfajësojnë dështimet e të tjerëve.

Përdorimi i retorikës së konsumuar anti-BDI nuk i ndihmon as z.Filipçe, as partinë e tij, dhe sigurisht as Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët dhe qytetarët kërkojnë stabilitet, progres dhe vizion – jo retorikë përçarëse dhe albanofobi të rikthyer

TOP Lajmet

Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 4 Dhjetor, 2024 December 4, 2024
Artikulli i mëparshëm VLEN: BDI është sinonim i destabilizimit!
Artikulli tjetër Mickoski: Qeveria mbetet e fokusuar në reforma

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    ‘E frikshme’/ Inteligjenca Britanike publikon raportin: Ja sa ushtarë rusë kanë humbur jetën në Ukrainë

    3shi.net February 25, 2024
    Konferenca për Paqen, 80 vende mbështesin integritetin territorial të Ukrainës
    Mickoski: Ali Ahmeti në vend që të kërcënojë le të bëjë reforma partiake
    Taravari për Ahmetin: Ngadalë po mësohet në opozitë!
    VLEN: BDI-ja dhe patericat e saja po përdorin ngjarjet e dhimbshme si ajo e 27 prillit për të fituar pikë politike
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?