BDI: Sulmet mbi baza etnike nuk janë të incidente të izoluara

3 Min. Leximi

Kur në stadiume dhe tribuna publike, në praninë e udhëheqësve të shtetit, dëgjohen thirrje urrejtjeje dhe askush nuk mban përgjegjësi penale; kur përfaqësuesit më të lartë të pushtetit tallen duke thënë se “nuk kanë dëgjuar” ato thirrje, atëherë nuk bëhet më fjalë për incidente të izoluara, por për një klimë të qëllimshme nxitjeje dhe relativizimi të urrejtjes e cila nuk po ndalon. Kështu kanë thënë nga BDI, ndërsa reagojnë për kërcënimin e sërish të tifogrupit nga Manastiri “Çkembari”, të cilët dje paralajmëruan se dhuna ndaj shqiptarit nga Suedia do të përsëritet nëse dikush merr guximin dhe vesh bluzë apo veshje tjera me simbole shqiptare e shëtitet në Manastir.

Reagimi i plotë i BDI-së:

- Advertisement -

Sulmi i turpshëm në Manastir ndaj një qytetari shqiptar me shtetësi suedeze, vetëm pse mbante një bluzë me shqiponjë, dhe deklaratat skandaloze të një grupi tifozësh të quajtur “Çkembari” që fyejnë flamurin tonë kombëtar, janë dëshmi e qartë se nacionalizmi dhe urrejtja ndëretnike po ushqehen përditë nga partitë në pushtet dhe nga vetë kreu shtetëror.

- Advertisement -

Kur në stadiume dhe tribuna publike, në praninë e udhëheqësve të shtetit, dëgjohen thirrje urrejtjeje dhe askush nuk mban përgjegjësi penale; kur përfaqësuesit më të lartë të pushtetit tallen duke thënë se “nuk kanë dëgjuar” ato thirrje, atëherë nuk bëhet më fjalë për incidente të izoluara, por për një klimë të qëllimshme nxitjeje dhe relativizimi të urrejtjes e cila nuk po ndalon.

BDI thekson se kjo qasje është në kundërshtim flagrant me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe me vlerat mbi të cilat ndërtohet bashkëjetesa. Sulmet mbi baza etnike dhe fushatat e urrejtjes nuk lindin vetvetiu, ato burojnë nga politika që e sheh kolltukun para barazisë dhe që mbron huliganët në vend që t’i ndëshkojë.

Ne kërkojmë masa urgjente dhe të pakompromis:
• Prokuroria të hapë procedura për nxitje të urrejtjes ndëretnike;
• MPB të identifikojë dhe ndëshkojë autorët e sulmit;
• Kreu i shtetit dhe partitë në pushtet të ndalin diskursin që legjitimon urrejtjen dhe diskriminimin.

Flamuri shqiptar nuk është provokim, ai është i institucionalizuar, është simbol i një kombi të tërë dhe kushdo që e përdhos duhet të japë llogari para drejtësisë. Heshtja dhe vonesa janë bashkëfajësi. Shteti nuk mund të ndërtohet mbi urrejtje, por mbi barazi dhe respekt të ndërsjellë.

May be an image of text that says "Чкембари Ckembari Не правете меГуетнички тензии таму каде што ги нема, не креирате мегуетнички тензии таму каде што нема да можите да контролирате. Bo Битола, „пакале" маици на сите оние кои ги иритирале битолчани „,паГаат" понатаму! Комити балисти, шверцери Воводи, дебарчани, косовари грци, кои воочени заминале без маици. „Инцидентот" нема мелуетнички предзнак! „,Швеанецот" што шеташе принт од орел преку цела маица длабока провокацита спрема сите нас на кои ни свежи секаваньата од пред години. праиме будали, под то знаме колени нашите БИТОЛСКИ ХЕРОИ. Битолчани се горди KOj не бара, зна; kaj сме, салата стадионот наш дом. БИТОЛА НАШ ДОМ!!!"

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull