BDI-Saraj reagon ashpër ndaj Ali Ahmetit: Na thyet zemrat e 10 mijë votuesve, Iljaz Veseli meritonte mandat të plotë

1 Min. Leximi

Dega e BDI-së në Saraj ka reaguar me tone të ashpra pas vendimit për të mos e kandiduar kryetarin aktual të komunës, Iljaz Veselin, duke e cilësuar këtë veprim si zhgënjues dhe të padrejtë për aktivistët e degës më të fuqishme të partisë.

“Na fal kryetar! Ti ishe më meritori për një mandat të plotë 4-vjeçar! U thyen 10.000 votues. Respekte Ali Ahmeti, por gabove shumë me Sarajin. Saraji, dega më e fuqishme në BDI, ua thyet zemrat gjithë aktivistëve që në çdo cikël ju kanë nxjerrë fitimtar”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Në postim shprehet edhe pakënaqësi për kandidimin e Blerant Ramadanit nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, duke theksuar se “aktivisti i vërtetë do të flasë në tetor”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull