BDI politizon protestat studentore, Valdet Xhaferi mobilizon strukturat e Gostivarit për pjesëmarrje

1 Min. Leximi

Protestat e paralajmëruara nga studentët për çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe po tentohen të politizohen drejtpërdrejt nga struktura partiake të BDI-së.

Një status i publikuar nga ish-funksionari i BDI-së dhe kryetari i degës së Gostivarit, Valdet Xhaferi, dëshmon organizim partiak dhe mobilizim të strukturave për pjesëmarrje në protestë, e cila publikisht prezantohet si iniciativë studentore.

Në thirrjen e publikuar thuhet:

“Të nderuar,
Ftoheni nesër, më 16 maj, në ora 17:30, të merrni pjesë në takimin e përbashkët me strukturat, i cili do të mbahet në zyrat e degës, me qëllim të organizimit sa më të mirë për ditën e hënë.”

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull