BDI: PËRJASHTIMI I GJUHËS SHQIPE DHE I DIASPORËS SHQIPTARE NGA ANKETA E QEVERISË ËSHTË DISKRIMINIM ETNIK DHE INSTITUCIONAL

3 Min. Leximi

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë lidhur me anketën e publikuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila mban titullin “Anketë për diasporën maqedonase 2025”, dhe që në thelb përjashton dy shtylla të rëndësishme të shtetit: gjuhën shqipe dhe diasporën shqiptare.

EUROREPAR CAR SERVICE
Eurorepar – Aftersales

- Advertisement -

Οι Έλληνες βγάζουν χρήματα με την Τεχνητή Νοημοσύνη
Cooltisyntrix Pro 3.1
Përdorimi i termit “maqedonase” në titullin e anketës nuk është një përcaktim neutral apo shtetëror. Përkundrazi, siç theksohet edhe në vetë Marrëveshjen e Prespës, mbiemri “maqedonas/maqedonase” është përcaktim ekskluzivisht etnik, e jo shtetëror. Rrjedhimisht, kjo anketë nuk i referohet të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por vetëm një etnie, dhe përjashton të tjerët, në këtë rast edhe shqiptarët.

BUZZ DAY
After The Incident, The Whole Village Cried With Laughter
×
Kjo nuk është hera e parë që institucionet shtetërore keqpërdorin këtë terminologji për të vendosur kufij të rremë etnikë në procese që duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Kemi parë të njëjtën qasje në termat si “arsim maqedonas”, “kulturë maqedonase”, “Qeveri maqedonase”, një praktikë që nuk është vetëm gabim gjuhësor, por përbën një politikë të qëllimshme përjashtuese dhe diskriminuese.

Në rastin konkret, nuk respektohet gjuha shqipe si gjuhë zyrtare, përderisa anketa është e disponueshme vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze. Edhe më problematike është mënyra se si diaspora shqiptare përjashtohet që në koncept, meqë termi “diaspora maqedonase” i referohet vetëm një komuniteti, duke përjashtuar shqiptarët nga çdo mundësi pjesëmarrjeje dhe përfaqësimi.

Për Bashkimin Demokratik për Integrim, kjo përbën shkelje të frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe të vetë rendit kushtetues të shtetit, si dhe një fyerje të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe diasporës shqiptare që ka kontribuar ndër dekada për zhvillimin e vendit. Si parti politike mbështesim revoltën dhe reagimin e bazuar të diasporës shqiptare, që ndihet e fyer dhe diskriminuar jo për herë të parë nga kjo qeveri.

- Advertisement -

COOLTISYNTRIX PRO 3.1
Μετατρέψτε 250 ευρώ σε 5.000 με τεχνητή νοημοσύνη
×
BDI kërkon reagim institucional të menjëhershëm për të ndaluar këtë trajtim përjashtues dhe diskriminues. Kërkohet që Qeveria të tërheqë anketën në formën aktuale dhe ta rikonstruktojë atë në përputhje me realitetin shumetnik të shtetit dhe me obligimet ligjore që burojnë nga Kushtetuta dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Duhet të sigurohet respektimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare dhe përfshirja e plotë e diasporës shqiptare në të gjitha politikat dhe strategjitë e shtetit, pa asnjë dallim etnik.

BDI rithekson se shqiptarët janë qytetarë të barabartë të këtij shteti dhe do të mbrojë me vendosmëri çdo përpjekje për t’i zvogëluar, heshtur apo përjashtuar ata, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull