Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

BDI nga shtatori do të dalë në terren për propozimin e Uilliamsit, VLEN thotë se po përpiqet të mbrojë krimin

Përditësimi i fundit: 2024/08/08 at 7:17 PM
Publikuar August 8, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim bën të ditur nga shtatori se do të dalë në terren, pasi drafti i Pol Uilliamsit, i cili u angazhua nga BDI për të gjetur një zgjidhje për respektimin e legjitimitetit, u shqyrtua dje në Kryesinë Qendrore në Reçicë të Vogël. Këtë e tha për TV21, nënkryetari i partisë, Arbër Ademi, i cili tha se për 13 gusht planifikojnë një manifestim qendror dhe nga shtatori do të kenë aktivitete në terren, pas saktësuar se për çfarë aktivitetesh bëhet fjalë dhe nëse janë këto protestat që janë paralajmëruar kohë më parë, transmeton Portalb.mk.

“Drafti u shqyrtua, u analizuan dhe u komentuan propozim-idetë e draftit. Po i bëjmë konsultat finale dhe komentet lidhur me propozimi. Kemi shqyrtuar draftin e parë të platformës mbi legjitimitetin te përgatitur nga Paul Williams si dhe ide të tjera nga ekspertë vendorë dhe anëtarët e Kryesisë Qendrore. Debati mbi këtë çështje kaq te rëndësishme vijon për arsye të seriozitetit të rregullimit të çështjes së legjitimitetit. Kemi vendos që më 13 gusht të mbajmë manifestimin qendror. Gjithashtu u vendos që nga shtatori, BDI me të gjitha kapacitetet e veta të dalë në terren, që nga Struga deri në Sopot”, tha Arbër Ademi nga BDI.

- Reklamim -

Nga koalicioni VLEN thonë se partia e Ahmetit bën ç’mos për të mbrojtur anëtarët e saj të përfshirë në krim.

“BDI vepron si organizatë kriminele që për të mbrojtur ish zyrtarët e saj të korruptuar mendon në mënyrë destruktive. Shqiptarët nuk do të lejojnë që kjo kryesi e kriminalizuar e BDI-së t’i nënvlerësojë. Ata e dinë se Ahmeti, Grubi, Osmani, Merko, Bekteshi dhe kompania e tyre nuk kujdesen për Marrëveshjen e Ohrit, por kujdesen vetëm për kapitalin e tyre të përfituar ilegalisht”, deklaroi Fari Iseni, zëdhënës i VLEN.

Nga VMRO-DPMNE duke i komentuar kërkesat e BDI-së për zbatimin e Vetingut të të gjithë politikanëve në 30 vitet e fundit, thonë se bëhet fjalë vetëm për manovër politike për t’i ikur përgjegjësisë.

“Kjo është një manovër e BDI-së dhe LDS-së që çdo procedurë që do të hapej ndaj një anëtari të kryesisë së tyre, ta paraqesin si përplasje partiake dhe t’i bindin njerëzit, simpatizantët e tyre, të protestojnë sepse gjoja janë duke u shtypur. Prandaj, në vend të lojërave të tilla fëmijërore që kaluan te shërbëtorët tyre të LSD-së, ne themi se ky vend ka ligje për gjithçka, për vetingun, për origjinën e pronës, për keqpërdorimin e detyrës zyrtare për pastrim parash dhe tregtim me ndikim”, deklaroi Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE.

Përndryshe, sa i përket kërkesës për zbatim të, siç thotë BDI-ja, vetingut të monitoruar ndërkombëtarisht është një politikë e integristëve për të cilën ata kanë insistuar edhe më parë. Nëpërmjet këtij vetingu ata kërkojnë që të kalojnë të gjithë politikanët e 30 viteve të kaluara, gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe pjesëmarrësit në procesin e privatizimit që u realizua pas pavarësimit të shtetit.

Kujtojmë se më 5 gusht Mickoski tha se kanë informacione të marra nga disa kanale se kjo kryesi e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në përpjekje për të mbrojtur kapitalin që ka krijuar në 20 vitet e fundit do të ndërmarrë hapa drejt destabilizimit të shtetit.

“Sipas këtyre informacioneve, presim që kjo të ndodhë këtë vjeshtë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për të zbuluar më shumë detaje rreth informacioneve që ka paraqitur në intervistën e fundit për të përjavshmen “Fokus”, se sjellja e BDI-së kërcënon imazhin ndëretnik në shtet dhe paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin e shtetit.

“Ne si qeveri kemi të drejtën e plotë për të mbrojtur sovranitetin territorial, integritetin dhe paqen e qytetarëve. Ky është edhe qëllimi i një shteti. Në bazë të informacioneve që kemi, presim që kjo të ndodhë këtë vjeshtë. Të presim që koha të japë përgjigje se a do të konfirmohen ato informata apo jo”, tha Mickoski.

Bashkimi Demokratik për Integrim e udhëhoqi koalicionin parazgjedhor “Fronti Europian” në zgjedhjet e fundit të 8 majit. Ata arritën të marrin 18 deputetë, por nuk arritën të bëhen pjesë e koalicionit qeveritar.

Koalicioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski përbëhet nga VMRO-DPMNE-ja, VLEN-i dhe ZNAM.

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 8 Gusht, 2024 August 8, 2024
Artikulli i mëparshëm Ministrja Janevska: Nxënësit do t’i kenë të gjitha librat për të gjitha klasët, përveç atyre për gjuhë të huaja
Artikulli tjetër Serbia nuk kalon, Amerika prek finalen olimpike në basketboll

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Mickoski: Nuk u takova me Gruevskin në Hungari! Por kam fakte që njerëz të BDI-së dhe LSDM-së janë takuar

    3shi.net March 5, 2025
    BDI: Faji për tragjedinë në Koçani të kërkohet aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj
    Drejtori Iseni në Çarshi në mesin e qytetarëve për matje të sheqerit në gjak
    Skandaloze/ Ziadin Sela falsifikon kuvendarët për shkarkimin e Taravarit!
    VLEN: Do të udhëheqim me Drejtorinë për Zbulim Financiar, lufta kundër korrupsionit do të jetë e pakompromistë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!

    May 17, 2025
    Lajme

    Kasami takim me mërgatën shqiptare në Austri: VLENI gjithmonë do të jetë zëri dhe forca juaj

    May 17, 2025
    Lajme

    Mexhiti: Skenari për ta përçarë dhe shkatërruar VLEN dështoi, ne jemi këtu, më të fortë se kurrë!

    May 17, 2025
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?