Në mesin e protestuesve janë vërejtur edhe deputetë dhe përfaqësues të BDI-së. Deputetja Rina Ajdari deklaroi se pjesëmarrja e tyre ka qenë vetëm në mbështetje të studentëve dhe kërkesave të tyre.
Ajo hodhi poshtë pretendimet e koalicionit VLEN, i cili akuzon BDI-në për organizimin e protestave. Sipas Ajdarit, protestat janë iniciativë e vetë studentëve dhe nuk kanë lidhje me partinë.
“Pretendimet se BDI qëndron pas organizimit të protestave nuk janë të sakta. Ne kemi dalë për t’i mbështetur studentët. Për herë të parë, unionet studentore të tri universiteteve në gjuhën shqipe janë bërë bashkë dhe kjo është meritë e tyre”, u shpreh Ajdari.
E pyetur pse lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk ishte i pranishëm në protestë, ajo tha se ai tashmë ka përcjellë një mesazh të qartë për opinionin publik.
“Sipas meje, deklarata e tij kishte peshë të madhe. Ai ka lënë të kuptohet se nëse vendos të dalë në rrugë, atëherë nuk do të ketë kthim pas”, deklaroi deputetja e BDI-së.

