BDI kundër shefit të vet të shtabit në Saraj: A po i kthen shpinën Blerant Ramadanit?

1 Min. Leximi
Screenshot

Një postim i publikuar nga faqja e BDI-së, i shoqëruar me fotografinë e Senehat Murtezanit, ka hapur shumë dilema dhe reagime brenda opinionit publik në Saraj. Teksti i postimit, i cili fillon me frazën provokuese “A deri këtu ka ardh puna që ky të jetë shef shtabi në Saraj a??”, shihet si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj personit që vetë partia e ka caktuar si shef të shtabit për zgjedhjet lokale.

Ky qëndrim i BDI-së ka ngjallur pikëpyetje të mëdha: a nënkupton kjo se partia po distancohet nga përgatitjet e saj zgjedhore dhe se po i kthen shpinën kandidatit për komunën e Sarajit, Blerant Ramadanit?

- Advertisement -

Përçarjet e brendshme, të cilat po bëhen publike në këtë mënyrë, rrezikojnë ta dobësojnë seriozisht fushatën e BDI-së në Saraj një nga komunat më strategjike dhe më të rëndësishme për votën shqiptare në Shkup.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull