Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

BDI KA PRANUAR REALITETIN, OPOZITARIZMI NUK ËSHTË I LEHTË!

Përditësimi i fundit: 2024/07/15 at 12:10 PM
Publikuar July 15, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkup, 15 korrik – Temperaturat e nxehta të verës janë vetëm vështirësi por asesi pengesë për partinë opozitare shqiptare BDI, të cilët organizuan mbledhjen e përgjithshme në qytetin e Gostivarit. Kjo mbledhje vjen pasi shumë funksionar të kësaj partie kanë marrë ngjyrë kafe nga pushimet e realizuara, por siduket pushimin nuk e kanë vazhduar dhe nuk do të jenë në gjumë edhe nga pozicioni i opozitarëve. E kjo i bënë mirë edhe pushtetit aktual VLEN të cilët do të punojnë me përgjegjësi e kujdes në mënyrë që të mos ketë hapësirë për kritika, shkruan Zhurnal.

Nuk u bë kjameti BDI po e merr veten duke e pranuar realitetin e kalimit në opozitë –

- Reklamim -

Nëse eksponentë të caktuar të kësaj partie deklaronin vazhdimisht se nuk e kanë për pushtet dëshmuan se kanë gënjyer, pasi shumë vështirë e përballuan faktin e të humburit pushtetin dhe kalimin në opozitë. Kjo mbase nga BDI u tentua edhe me forma e mjete të ndryshme të ndryshohet por e kot dështuan në secilën përpjekje.

Nuk u mbeti tjetër pos ta pranojnë e përqafojnë realitetin dhe të fillojnë të punojnë nga kampi opozitar, duke u shndërruar si partia më e madhe opozitare dhe konstruktive në të njëjtën kohë. Nga BDI të shtunën organizuar edhe mbledhjen e përgjithshme të partisë, ku miratuan tre rezuluta, pasi u vlerësua se gjendja në Maqedoninë e Veriut është shqetësuese. Kërkohet zbatim i potë i rezulutave nga institucionet shtetërore.

Legjitimitet, Rezolutë për domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mire, së bashku me ndryshimet kushtetuese dhe Rezoluta mbi organizatën politike, ishin tri rezolutat të cilat u miratuan nga ana e anëtarëve e organeve drejtuese të mbledhura në Mbledhjen e Përgjithshme të mbajtur në Gostivar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga kjo parti kërkuan që institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut të angazhohen për zbatimin e plotë dhe të pandërprerë të këtyre tri marrëveshjeve ndërkombëtare, duke siguruar që ato të përmbushen në mënyrë të plotë dhe efektive, së bashku me ndryshimet kushtetuese. Gjithashtu i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve relevante të mbështesin Maqedoninë e Veriut në zbatimin e këtyre marrëveshjeve, duke ofruar asistencë dhe mbikëqyrje të nevojshme për të siguruar përmbushjen e tyre.

E ky veprim dhe hap i kësaj partie dëshmon dhe vulos realitetin faktik që BDI ka kaluar në opozitë, edhe pse dihej por e kishin të vështirë ta pranonin. Përpilimi i rezolutave është e drejt juridike e secilës parti apo subjekt, por kërkesa për miratim nga institucionet e vendit është delikate për faktin se këto institucione duhen të çkapen nga ndikimi që ka lënë pas kjo parti e pastaj të fillojnë me reformim e punë të nevojshme. Por, nuk është se nga partitë shqiptare VLEN pjesë të pushtetit kanë qëndruar të heshtur për mbledhjen e BDI-së, Taravari dhe Mexhiti janë pyetur nga gazetarët dhe kanë shprehur qëndrimet e tyre.

Taravari: Ali Ahmetit i dëshpëruar shumë por i ngjante roli opozitarit

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nga koalicioni VLEN ka theksuar se nga BDI si opozitë e vërtet pret që pas 100 ditësh të tregojë për sukseset e kësaj Qeverie por edhe për dështimet nëse ka.

“Absolutisht jemi përfaqësues legjitim të shqiptarëve me të gjitha parametrat në qoftë se i analizoni, kështu që unë ju uroj vetëm qetësi dhe shëndet dhe besoj se mbas 100 ditësh bashkëbisedojmë dhe të na tregojnë për sukseset që kemi arritur apo në qoftë se kemi dhe dështime, këtu jemi për të na kritikuar, opozita e vërtet kështu është. Unë e konsideroj z.Ahmetin si njeri të urtë dhe mençur i cili do të dijë të veprojë ashtu siç duhet, si opozititarë i vërtet dhe i ngjan opozita”, tha Taravari.

Mexhiti për tubimin e BDI-së: Po bëjnë si “pula pa kokë” –

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, tha se BDI-ja çdo ditë e më tepër po e humb fuqinë dhe se kjo u dëshmua edhe një ditë më parë, kur kjo parti nuk arriti të mbush sallën në Gostivar, në aktivitetin partiak. Sipas Mexhitit, shqetësimi më i madh i BDI-së është kërkesa e VLEN-it dhe VMRO-së për interpretim autentik të Ligjit për lojërat e fatit, që mund t’i çojë para drejëtësisë përgjegjësit për përhapjen e kumarit në mënyrë të paligjshme.

“Mendoj se kanë filluar ta ndjejnë se nuk e kanë përkrahjen në terren, nuk mund t’i japin urdhra klientelistëve, administratës për t’i mbushur sallat. U pa që dështoi sepse unë kam qenë aty, kryesia qendrore ka 21 anëtarë, këshilli i përgjithshëm diku 100 dhe formacioni 500-600 anëtarë duhet të jetë kongres partie. Dështuan të bëjnë një tubim masovik, e panë që nuk e kanë mbështetjen e popullatës. Kjo është cështja e që BDI-në dhe Frontin Evropian nuk i len rahat që këto 100 ditë brenda ditës bëjnë si “pula pa kry”, tha Mexhiti.

Kujtojmë që, BDI gjatë këtyre viteve nuk ka qenë shumë e fuqishme në pushtet por përballë ka pasur një opozitë lehtë të kontrollueshme të shkapërderdhur dhe të përçarë. Sot, ky realitet ka ndryshuar formë dhe kuptim kampi shqiptarë është më mirë se asnjëherë më parë. Partitë në pushtet në kuadër të koalicionit VLEN pritet të shkrihen në një ose më së shumti dy parti politike për ta ruajtur gjenezën e ndryshimit.

Ndërkaq, partitë që shkojnë në opozitë e kanë kohën, mundësin, e më shumë se kaq nevojën për të bërë ndryshime drastike, reforma rrënjësore për të rifreskuar partinë me fytyra të reja dhe për ta bërë një opozitë konstruktive ashtu siç i ka hije korrigjuese të pushtetit. /Zhurnal.mk

TOP Lajmet

Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
VLEN: Ali Ahmeti i përçan shqiptarët për ta shpëtuar veten dhe kapitalin familjar: Arben Taravari është viktima e fundit
Lajme
HelloSafe rendit Shqipërinë si vendin më të bukur që duhet vizituar në vitin 2025
Lajme
Teravari: Tearca bëhet gati për fitoren e tetorit!
Lajme
Mickoski: Qytetarët po jetojnë vështirë, por shpresa po rikthehet
Lajme
3shi.net 15 Korrik, 2024 July 15, 2024
Artikulli i mëparshëm Aksident “zinxhir” në Shkup, përplasen 4 vetura
Artikulli tjetër SPB-Tetovë: Dënim me burg prej 1 deri 5 vjet për të shtëna me armë zjarri

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Bojkot të ri për blerje në markete, kompetentët paralajmërojnë masa sot ose të hënën

    3shi.net February 7, 2025
    Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit
    BDI: Nga sabotues në përvetësues: politikë pa karakter
    Kurti takon koalicionin VLEN
    “I ashtuquajturi Kongres i sotëm i grupit të të pakënaqurve brenda ASH-së, është jolegjtim dhe ka shkelur rëndë Statutin e Aleancës për Shqiptarët”
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Të dielën do të ketë regjim të komunikacionit në qytetin e Shkupit

    May 16, 2025
    Lajme

    Modulari/ Familjarët: Jeta e njeriut vlenë 1 muaj burg!

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Murtezani: Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Turqinë është me rëndësi kyçe

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski nga Tirana: Brenda pak orësh publiku në RMV do të mësojë një lajm të mirë

    May 16, 2025
    Lajme

    Shkup/ 37-vjeçari dhunoi një grua në një parking, Prokuroria ngrit aktakuzë dhe jep detaje nga ngjarja

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: Qeveria ka shumicë stabile, edhe pa Taravarin kemi 13-14 deputetë

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?