BDI-ja dhe zgjedhjet komunale

6 Min. Leximi

Ditë më parë, AKI-ja (Aleanca Kombëtare për Integrim) mbajti konventën promovuese për zgjedhjet komunale të 19 Tetorit 2025. Këto konventa praktikohen dhe shërbejnë për promovimin e vlerave të partisë apo koaliconit dhe prezentohen kandidatët për zgjedhjet lokaje 2025. Mirëpo, kjo nuk ndodhi me konventën e AKI-së, sepse në vend se në këtë konventë, të promovoheshin të arriturat dhe sukseset e katërvjeçarit të kaluar, të cilat, në këtë rast janë pothuajse zero përveç korrupsinit, dhe të prezentoheshin orientimet dhe synimet bashkë me programin që ky koalicion synon t’a realizojë në mandatin e ardhshëm, në vend të kësaj, AKI-ja dhe Ali Ahmeti, vendosën t’a ulin nivelin e fushatës, duke ofenduar me histeri dhe brutalitet, në veçanti VLEN-in dhe në përgjithësi anëtarësinë e saj.

Edhe gjatë fushatës së fundit të zgjedhjeve parlamentare, Ali Ahmeti, me ironi i jepte « keksa » kryeministrit Mickovski, mirëpo ai, pas dy dekadave, përfundoi në opozitë, si po duket, kjo do t’i ndodhë edhe tani në zgjedhjet komunale, ku BDI-ja pritet të pësojë humbje.

Gjuha ofenduese dhe denigruese e Ali Ahmetit në konventën promovuese të AKI-së, me çka edhe zyrtarisht kishte filluar fushata zgjedhore, duke i quajtur kundërshtarët politik si « argat » dhe « zagar » të kryeministrit Mickovski, duke aluduar në politikanët e VLEN-it, tregon gjendjen e rëndë dhe alarmante në të cilën gjindet ky koalicion. Problemet e BDI-së, tani të AKI-së, filluan kur Zijadin Sela braktisi ASH-ën duke tradhëtuar elektoratin dhe iu bashkangjit BDI-së, kjo vazhdoi me tradhtinë e Taravarit kur ai, i kapur dhe i shantazhuar, iku nga partia amë dhe u detyrua t’i bashkohet BDI-së, dhe këto « transfere » përfunduan me Skender Rexhepin Zejdi dhe Arianit Hoxhën që gjetën « strehim politik » në partinë më të kriminalizuar, BDI-në.

Për ironi, të theksoj se këta që iu bashkangjitën BDI-së, respektivisht AKI-së, karierën e tyre politike e ndërtuan duke e luftuar me të gjitha mjetet Ali Ahmetin dhe BDI-në, madje duke e quajtur BDI-në si organizatë kriminale. Kurse tani, po të njejtit, luajnë rolin e argatit, zëdhënësit dhe avokatit më të fuqishëm të Ali Ahmetit dhe BDI-së. Kjo tregon se për çfar kalibri të « politikanëve » bëhet fjalë, respektivisht ata që braktisin partinë, që mashtrojnë dhe manipulojnë anëtarësinë, po ashtu do t’a tradhtojnë edhe sovranin, prandaj nuk duhet me iu besuar.

Pikëisht me « trnsferin » e politikanëve që theksova, në BDI, Aleancën e Selës dhe Taravarit, filluan plasaritjet në « kohezionin » e AKI-së, që rezultuan me mosmarrveshje dhe kundërshtime mes aktivistëve dhe plitiknëve të tyre. Këto probleme çuan edhe në përleshje fizike, duke shprehur mllefin ndaj udhëheqësve partiak për vendimet e gabuara, sepse për anëtarësinë, nuk ishte lehtë t’i shkojë mbrapa politikanëve që përqafuan në BDI-në, e cila në listën e zezë ka zyrtarë të lartë, dhe është para « falimentimit ».

Sëkëndejmi, me të drejtë shtrohet pyetja se, a duhet elektorati t’ua besojë votën e ndershme, BDI-së dhe satelitëve të saj, e cila për dy dekada nuk arriti t’i përmbushë as premtimet më elementare të qytetarëve shqiptar ?!

Gjykoj se, elektorati shqiptar, tani, politikisht është më i emancipuar, për dallim të kaluarës. Në këto zgjedhje sovrani ka dy opsione, së pari, të votojë për të kaluarën e hidhur, të mashtrimeve dhe manipulimeve, që përfaqëson AKI-ja, dhe së dyti, koalicionin e shpresës, ndryshimeve dhe një të ardhme ku do të përmbushen premtimet, që përfaqëson VLEN-i. Besoj se kësaj rradhe, sovrani e ka më lehtë të përcaktohet, t’a votojë VLEN -in dhe të shkëputet nga BDI-ja.

Meqenëse VLEN-i është në bashkëqeverisje në nivelin qëndror, don të thot se, sa më shumë komuna fiton VLEN-i, aq më mirë do të jet për qytetarët, sepse angazhimet dhe premtimet do të jenë më lehtë të realizueshme, mbase bashkëpunimi dhe komunikimi mes nivelit komunal dhe atij qëndror, do të jet më i lehtë dhe më efikas. Prandaj, çdo votë për VLEN-in do të shërbejë për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve dhe realizimin e premtimeve, që nuk u bënë për dy dekada nga BDI-ja.

Derisa kryetari i Kuvendit të RMV-ës, Zotri Afrim Gashi, i cili është pjesë e VLEN-it, i bënë thirrje publike qytetarëve për një proçes zgjedhor të qetë, fer dhe demokratik, koalicioni AKI, respektivisht kreu i saj, Ali Ameti ka zgjedhur që fushatën zgjedhore t’a fillojë me ofendime dhe gjuhë degraduese, që tregon diferencën e mendësisë dhe kulturës politike diametralisht të kundërt mes dy koalicioneve në fjalë.

Mbase, këto veprime të ulëta, n’a lënë të kuptojmë se BDI-ja dhe patericat e saj, nuk kanë çka tjetër t’iu ofrojnë elektoratit, sepse për mbi dy dekada qeverisje me komunat me shumicë shqiptare, i konsumuan të gjitha premtimet që patën, dhe pothuajse asnjë nuk e realizuan, prandaj në mungesë të argumenteve, dhe rëciklimit të premtimeve të parealizuara, ata tani ngrisin zërin dhe ofendojnë me qëllim të kompenzojnë diçka nëse mund të kompenzohet ?!

Dhe derisa AKI-ja merret me premtime boshe dhe gënjeshtra, VLEN-i gjithandej në terren, ka filluar punët për përmbushjen e premtimeve, që sapo i ka dhënë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull