Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

BDI: Faji për tragjedinë në Koçani të kërkohet aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj

Përditësimi i fundit: 2025/03/23 at 1:50 PM
Publikuar March 23, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga BDI në një komunikatë për media, kanë thënë se përgjegjësia për tragjedinë në Koçani duhet të ekzistojë dhe të përcaktohet qartë aty ku është.
“Ndërsa dalin në pah fakte të reja lidhur me tragjedinë në Koçan, dyshimet mbi profesionalizmin dhe besueshmërinë e institucioneve përgjegjëse për hetimin dhe procesin e përcaktimit të përgjegjësisë po bëhen gjithnjë e më të theksuara.

Përgjegjësia duhet të ekzistojë dhe të përcaktohet qartë aty ku është.

- Reklamim -

Megjithëse MPB ka ngritur kallëzime penale dhe Prokuroria Publike formalisht ka nisur hetime, drejtimi dhe shtrirja e tyre shkaktojnë shqetësime serioze për shkak të shmangies së dukshme të disa pistave kyçe të rastit, të cilat duket se janë lënë qëllimisht jashtë ose kufizuar me vetëdije.

Në këtë kontekst, është e domosdoshme të ngrihet çështja e rolit dhe përgjegjësisë së Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) në gjithë këtë situatë.

Sipas informacioneve të publikuara nga hetimet e mediave, kabareja “Puls” ishte zyrtarisht e mbyllur dhe e vulosur nga DAP në gjysmën e dytë të dhjetorit 2024, për shkak të shkeljeve të konstatuara lidhur me moslëshimin e faturave fiskale.

Megjithatë, pavarësisht faktit që kompania që menaxhonte diskotekën, “MMM Kafe DOOEL Koçan”, kishte llogarinë e bllokuar që nga korriku i vitit 2024, ajo sërish rifilloi punën shumë shpejt, pa asnjë pengesë institucionale ose sanksion ligjor.

Moslejimi i rifillimit të aktivitetit dhe moszbatimi i ndalimit të punës do të thoshte që kabareja nuk do të ishte aktive për një periudhë të gjatë, dhe për rrjedhojë as natën fatale.

Ky fakt hap çështje serioze, veçanërisht ligjore dhe politike, lidhur me mënyrën se si ishte e mundur rihapja e diskotekës në këto rrethana dhe kush kishte ndikim mbi këtë vendim.

Opinioni publik me të drejtë kërkon përgjigje për dyshimet se rihapja ka qenë rezultat i presionit politik nga një anëtar i qeverisë aktuale.

Nëse këto dyshime rezultojnë të bazuara, atëherë kjo përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sundimit të ligjit dhe demonstron ndërhyrjen politike në pavarësinë e institucioneve.

Prandaj, shtrohet pyetja nëse ky presion politik është arsyeja pse Prokuroria dhe Policia po e injorojnë qëllimisht këtë linjë hetimi dhe po e mbrojnë atë me çdo kusht?

Këto pretendime ngrenë dyshime për një keqpërdorim të mundshëm të pozitës zyrtare dhe ndikim politik mbi proceset institucionale, duke çuar në një përgjegjësi të mundshme penale për të gjithë palët e përfshira.

Faji duhet kërkuar aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj dhe lidhje shkak- pasojë me rastin tragjik”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

TOP Lajmet

Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale
Lajme
Kasami: Taravari nuk do të jetë në Qeveri, por ASH mund të ketë përfaqësues në pushtet
Lajme Politikë
Gashi: Në Romë pata kënaqësinë të takoj përfaqësues të diasporës sonë
Lajme Politikë
Shkolla fillore “Liria” feston 80-vjetorin mes emocioneve dhe krenarisë
Arsim
Mexhiti gjatë aksionit ”Fundjava e Pastrimit”: Mjedisi i pastër është prioritet i yni i përbashkët
Lajme Politikë
Kasami modest, përvesh krahët dhe i bashkohet aksionit për pastrimin e Tetovës
Lajme Politikë
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 23 Mars, 2025 March 23, 2025
Artikulli i mëparshëm Kryebashkiaku i Istanbulit, Ekrem Imamoglu, arrestohet për akuza korrupsioni
Artikulli tjetër Azizi: Drejtësia do të plotësohet, Qeveria është e vendosur ta zbardhë të vërtetën, do të ketë përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në tragjedi

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Kasami për Bexhetin: … thonë mos e pyet se të tregon vetë

    3shi.net October 7, 2024
    Harvardi publikon studimin: Kardio është më efektiv se stërvitja me pesha për sa kohë ushtrimet ekzekutohen saktë
    Ahmeti: Nuk e zëvendësojmë askënd ne Qeveri, jemi për zgjedhje të parakohshme
    LSM me seancë publike para Kuvendit, në formë proteste kërkohet që paga minimale në Maqedoni të bëhet 500 €
    Taravari: Prioriteti im do të jetë shëndetësia publike, shërbime mjekësore speciale do të jepen edhe në qytete tjera jashtë Shkupit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale

    May 9, 2025
    LajmePolitikë

    Kasami: Taravari nuk do të jetë në Qeveri, por ASH mund të ketë përfaqësues në pushtet

    May 9, 2025
    LajmePolitikë

    Gashi: Në Romë pata kënaqësinë të takoj përfaqësues të diasporës sonë

    May 9, 2025
    LajmePolitikë

    Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale

    May 9, 2025
    Arsim

    Shkolla fillore “Liria” feston 80-vjetorin mes emocioneve dhe krenarisë

    May 9, 2025
    Lajme

    Sofia dhe Muhamed, emrat më të popullarizuar për foshnjat në Berlin gjatë vitit 2024

    May 9, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?