Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

BDI DUHET TA NDJEK SHEMBULLIN E LSDM-SË, IMAGJINATAT ANASH REALITETIN PËRBALLË, REFORMA TË MENJËHERSHME!

Përditësimi i fundit: 2024/05/31 at 10:22 PM
Publikuar May 31, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkup, 31 maj – BDI dhe LSDM dy partnerët e qeverisjes së fundit kishin krijuar një harmoni dhe gjuhë mirëkuptuese e rehati në qeveri saqë askush nuk ia prishte tymin, por që gjithë gjërat si ato të mirat si ato jo të mira një ditë përfundojnë. Prandaj, zgjedhjet e vitit 2024 ishin ato që i dhanë fund aventurave të pushtetit këtyre dy partive, BDI-së dhe LSDM-së. A kanë bërë mirë për vendin sigurisht që ka pasur hapësirë për të bërë edhe më shumë edhe më mirë, a kanë bërë keq kjo është çështje që e kanë përgjegjësi ta hetojnë e argumentojnë organet hetuese me fakte dhe argumente konkrete dhe jo vetëm me akuza paushalle. Megjithatë, tanin është momenti që këto parti të reflektojnë përmes reformave të thella brenda partiake, LSDM e ka filluar menjëherë këtë rrugë, BDI sa më parë që e ndjek LSDM-në aq më shpejt shpëton nga komplekset e shkuarjes në opozitë, shkruan Zhurnal.

LSDM filloi me reforma të menjëhershme pas humbjes së thellë –

- Reklamim -

Në LSDM sot fillon procedura për zgjedhje të jashtëzakonshme brenda partisë për kryetar të ri të partisë. Për më 9 qershor, e diel, është caktuar Kongresi, në të cilin do të analizohen arsyet e rezultatit të zgjedhjeve, ndërsa Këshilli Qendror i partisë ka propozuar edhe ndryshime në Statutin e partisë në mënyrë që mandati i kryetarit të zgjedhur në mënyrë të jashtëzakonshme brenda partisë të jetë katër vjet.

Zyrtarisht deri më tani nuk ka të paraqitur, por për disa anëtarë të partisë dihet se mund të kandidohen. Sllavjanka Petrovska, deputete dhe ministre e Mbrojtjes, ka konfirmuar se do të kandidohet për kryetare, ndërsa ambicie të tilla në opinion ka shfaqur edhe Stefan Bogoevi, drejtor aktual i Drejtorisë Doganore, por ai nuk ka konfirmuar se do të kandidohet. Kandidatë të mundshëm mund të jenë edhe Jovo Despotovski, drejtor i ZZHIT dhe ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe

LSDM-ja sot njoftoi se Këshilli Qendror i partisë në mbledhjen e djeshme ka miratuar Rregulloren për kriteret, mënyrën dhe procedurën për kandidimin dhe zgjedhjen e kryetarit për zgjedhjet e jashtëzakonshme, si dhe Rregulloren për mënyrën dhe procedurën e regjistrimit aktiv për anëtarët e LSDM-së.

BDI duhet ta ndjek shembullin e LSDM-së mos të merret me imagjinata duhet ta pranojnë realitetin –

Bashkimi Demokratik për Integrim e njohur si partia më jetë gjatë në pushtet jo vetëm në vend por edhe në rajon që për çudi rekord kohë në pushtet që ia tejkalon shumë vendeve dhe shumë partive. Por, edhe kësaj aventure i erdhi fundi, qeveria e re po bëhet pa BDI-në dhe kjo nuk është as tragjike e as jo legjitime. Gjithçka në suaza të marrëveshjeve politike.

BDI e ka të vështirë të pranojë faktin që do të ngelet në opozitë prandaj përmes metodave të ndryshme po tentojnë të zvarrisin procesin e shkuarjes në opozitë. E krejt këtë po tentojnë ta bëjnë përmes thirrjes në legjitimitet të votës shqiptare, pa çka se këto burojnë nga një koalicion me koncept qytetarë dhe jo etnik.

Sido që të jetë BDI sa më parë që ndjek shembullin e LSDM-së që t’i futet reformave të thella dhe rrënjësore aq më mirë bënë. BDI ka nevojë për reforma thelbësore për të parë shkaktarët e rezultatit jo të kënaqshëm që kanë arritur në zgjedhjet e fundit. BDI duhet të detektojë gabimet e tyre dhe aty të bëjnë korrigjime.

Ndryshimet e kuadrove dhe figurave partiake është puna më e vogël që duhet ta bëjë kjo parti, qytetarët nuk harrojnë. Parti e dalë nga lufta u shndërrua në parti të gjelbër e parti qytetare ndryshimet në vija ideologjike pa kurrfarë pengese shumë lehtësisht vetëm për të sjellë diçka të re këto janë gabime konceptuale që ka bërë kjo parti. Se kjo ndryshe shihet si parti jo konzistente në qëndrime dhe sikurse nënvlerësim ndaj qytetarit.

Nga ana tjetër, BDI gjatë këtyre viteve nuk kanë qenë shumë e fuqishme por përballë ka pasur një opozitë lehtë të kontrollueshme të shkapërderdhur dhe të përçarë. Sot, ky realitet ka ndryshuar formë dhe kuptim kampi shqiptarë është më mirë se asnjëherë më parë. Partitë në pushtet në kuadër të koalicionit VLEN pritet të shkrihen në një ose më së shumti dy parti politike për ta ruajtur gjenezën e ndryshimit.

Ndërkaq, partitë që shkojnë në opozitë e kanë kohën, mundësin, e më shumë se kaq nevojën për të bërë ndryshime drastike, reforma rrënjësore për të rifreskuar partinë me fytyra të reja dhe për ta bërë një opozitë konstruktive ashtu siç i ka hije korrigjuese të pushtetit. /Zhurnal.mk

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 31 Maj, 2024 May 31, 2024
Artikulli i mëparshëm “Fronti Evropian” të dielën në Tetovë, Bekteshi: Ky është hapi i parë
Artikulli tjetër Kryediplomati turk diskuton me sekretarin amerikan propozimin e fundit për armëpushim në Gaza

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Në Spanjë u protestua kundër numrit të lartë të turistëve: Shkoni në shtëpi!

    3shi.net April 13, 2024
    VLEN: Nder i veçantë ftesa e liderëve të VLEN-it në inaugurimin e presidentit Trump
    Azizi shpërthen ndaj Taravarit: Servilizëm, hipokrizi dhe devijim nga kauza
    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
    Nga mesnata shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës nuk ndryshon
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?