Bashkimi Demokratik për Integrim cakton nënkryetarin, z. Bajram Rexhepi, shef të shtabit politik në Tetovë


“Së bashku me anëtarët e kryesisë së degës së Tetovës dhe shefin e shtabit politik në Tetovë, z. Bajram Rexhepi, zhvilluam konsultime dhe koordinime, rreth përbërjes së shtabit, agjendës dhe aktiviteteve gjatë periudhës që vijon!
Së bashku, do të ndërtojmë shtab gjithpërfshirës, i cili do të jetë i gatshëm dhe në funksion që t’iu përgjigjet sfidave politike në periudhën që vijon!
Së bashku, anëtarësisë dhe aktivistëve të BDI-së, përbërjen e shtabit do ua prezantojmë në tubimin solemn gjatë periudhës në vijim! Së bashku, në fitoret e rradhës!”.