BDI: Avancimet njëetnike në Arsim dëshmojnë përjashtimin sistematik të shqiptarëve

2 Min. Leximi

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shprehur shqetësim të thellë për avancimet e fundit në Ministrinë e Arsimit, ku shtatë persona janë ngritur në pozita të larta, pesë prej tyre si këshilltarë shtetërorë – të gjithë të përkatësisë maqedonase dhe asnjë shqiptar – duke dëshmuar një prirje të qartë për përjashtim etnik nga struktura vendimmarrëse.

“Kjo komunikatë nuk ka për qëllim ta kritikojë ministren e Arsimit, por të informojë publikisht zëvendësministrin shqiptar nga koalicioni LEN, i cili – sipas informacioneve tona – as që është njoftuar për këto vendime, e aq më pak të ketë pasur ndikim për t’i parandaluar ato.

- Advertisement -

Fakti që një përfaqësues shqiptar mbahet në errësirë dhe pa rol në një nga dikasteret më të rëndësishme të shtetit, është tregues i qartë se pjesëmarrja shqiptare në qeverisje po reduktohet në një fasadë formale.

Ky zhvillim nuk është as rastësor e as i papritur, por pjesë e logjikës së shpallur përmes fushatës “Maqedonia sërish e juaja” dhe anulimit të balancuesit që garantonte barazinë ndëretnike – një filozofi që tashmë po zbatohet përmes përjashtimit të heshtur të shqiptarëve nga pozitat strategjike në administratë”, thuhet ne njoftimin e BDI-së.

Nga BDI pyesin se çfarë kuptimi ka pjesëmarrja shqiptare në qeverisje, kur përfaqësuesit e saj as nuk informohen, e as nuk dëgjohen?

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull