BDI akuzon Shasivarin për zvarritjen e provimit të jurisprudencës në shqip

1 Min. Leximi

BDI akuzon Shasivarin për zvarritjen e provimit të jurisprudencës në shqip

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivarin, për zvarritjen e zgjidhjes për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Sipas BDI-së, edhe në sesionin e tetorit kandidatët shqiptarë do të duhet ta japin provimin në gjuhën maqedonase. Partia thekson se nga gjithsej 52 kandidatë, 12 janë shqiptarë.

“Shasivari, dikur si profesor, kritikonte ministrin e atëhershëm të Drejtësisë për pamundësimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sot, si ministër, në vend që ta zgjidhë këtë çështje, kërkon edhe më shumë kohë, takime dhe konsultime”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI vlerëson se konsultimet e paralajmëruara nga Ministria e Drejtësisë nuk kanë sjellë ende një zgjidhje konkrete dhe kërkon që provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe të mundësohet sa më shpejt. / Aktuale.mk

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull