Bayern ka siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Champions League. Ekipi i Kompany triumfoi 4-3 ndaj Real Madrid në aktin e kthimit, ndërsa në sfidën e parë pati fituar 2-1.
Në Gjermani, ndeshja nisi me ritëm të shpejtë, golit të Guler iu përgjigj Pavlovic. Guler ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi më pas, duke kompletuar dopietën. Brenda pjesës së parë, Kane barazoi shifrat, ndërsa la gjurmë Mbappe në krahun tjetër.
Pjesa e dytë ishte edhe më e “çmendur”, pasi Bayern shënoi dy herë Diaz dhe Olise për të prerë kështu biletën për në gjysmëfinale, aty ku do përballet me PSG.
Arsenal do të përballet me Atlético Madrid në gjysmëfinalet e UEFA Champions League. Ky është verdikti që vjen nga ndeshja e kthimit e çerekfinaleve ndaj Sporting, ku londinezët barazuan 0-0 në Emirates Stadium përballë portugezëve. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta siguroi kalimin në tur falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Lisbonë, të vendosur nga goli i Kai Havertz.

