Tjetër fitore, tri pikë të reja, dhe në garë seriozisht për titullin e Bundesligas, Bayer Leverkuseni i Xabi Alonsos është i pandalshëm momentalisht.
Bayer Leverkuseni vazhdoi me fitore në kampionatin gjerman edhe sot, duke e mposhtur 2:1 skuadrën e Heidenheim.
Golat për skuadrën e Xabi Alonsos i shënuan Jeremie Frimpong (minuta e 45+2’) dhe Amine Adli (minuta e 81’).
Ndërkaq, golin e nderit te Heidenheim e shënoi Tim Kleindienst në minutën e 87’.
Me këtë fitore, Bayer Leverkuseni ngjitet në kuotën e 58 pikëve në vendin e parë, tetë sosh më shumë se Bayern Munichu në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Heidenheim renditet në vendin e 10 në tabelë me 27 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Bayer Leverkusenit.