Bashkim Murtezi: VLEN drejt fitores së thellë në Kumanovë

1 Min. Leximi

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Bashkim Murtezi, ka njoftuar për hapjen e shtabeve të reja zgjedhore të VLEN-it në Lagjen Skënderbeu dhe në fshatin Çërkez, duke i quajtur ato “shtabe fituese” për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

“Sonte në Lagjen Skenderbeu dhe në fshatin Çërkez u hapën shtabet fituese të VLEN-it për zgjedhjet lokale!”, shkroi Murtezi, duke theksuar atmosferën e entuziazmit që shoqëroi ngjarjen.

Ai theksoi rëndësinë e prezantimit të kandidatëve për këshilltarë komunal, mes tyre bartësi i listës Skender O. Osmani, si dhe kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës, Arben Avni Etemi.

“Ishte kënaqësi e veçantë që para aktivistëve të prezentojmë kandidatët tanë për këshilltarë komunal, duke filluar me bartësin e listës Skender O. Osmanin e të tjerët me rradhë, si dhe kandidatin për kryetar të komunës së Kumanovës, Arben Avni Etemi,” shkruan Murtezi.

Sipas tij, mbështetja e qytetarëve është garanci për një fitore të sigurt.

“Sonte u dëshmua se fitorja e VLEN më 19 tetor në këto vendbanime do të jetë e thellë. Faleminderit për përkrahjen. Një zë për Kumanovën”, shkroi ai në Facebook.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull