Bashkim Hasani nga partia LD dhe koalicioni VLEN, ka paralajmëruar se së shpejti do të punësohen mbi 2000 shqiptarë në institucionet shtetërore. Sipas tij, janë shpifje pretendimet e BDI-së se shqiptarët nuk po punësohen.
“Po finalizoj një listë me të rinj shqiptarë të punësuar në institucionet shtetërore.
Jo për t’i informuar ata në BDI – ata i dinë mirë të gjithë, se për shumë prej tyre madje kanë luftuar t’i ndalojnë që të punësohen.
E bëj këtë për një arsye tjetër, për t’ua ndalur dezinformatën që shpërndajnë me aq zell dhe për t’ua shuar “brengën” e rreme që e simulojnë për gjoja mos punësimin e shqiptarëve.
Lista do jetë e gjatë – mbi 2000 punësime.
Prandaj, mos e fikni kompjuterin për 5 ditë që ta shkarkoni.
Punësime ka mjaftueshëm.
Vetëm se nuk janë në listat tuaja, që i shfrytëzoni për zgjedhje”, ka shkruar Hasani.