Barcelona e papërmbajtshme, fiton 7:0

1 Min. Leximi

Barcelona e Hansi Flickut po e vazhdon formën fantastike në edicionin e ri.

Pas fitoreve ndaj Valencias, Athletic Bilbaos dhe Rayo Vallecanos me rezultatin identik, 2:1, skuadra nga Katalonja të shtunën fitoi 7:0 ndaj Real Valladolidit, në ndeshjen e xhiros së katërt të La Ligas.

- Advertisement -

Raphinha realizoi “hat-trick”, ndërsa me nga një gol në fitoren e thellë kontribuuan Robert Lewandowski, Jules Kounde, Dani Olmo dhe Ferran Torres.

Raphinha, Lewandowski e Kounde shënuan në pjesën e parë.

Në minutën e 64-t dhe të 72-të, Raphinha e kompletoi tregolëshin, ndërsa Olmo dhe Torres shënuan në minutën e 83-të dhe të 85-të.

Barça kryeson në tabelë me 12 pikë nga katër ndeshjet e para.

- Advertisement -

Valladolidi mbetet me katër pikë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull