E ardhmja e Dani Olmo mund të jetë larg Barcelonës. Kontrata e mesfushorit-sulmues skadon në vitin 2030, por klubi “Blaugrana” është i hapur për një transferim gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas “Fichajes”, Bajern Munihu po e monitoron nga afër situatën dhe tashmë po shqyrton një ofertë. E kaluara e tij në Leipzig do ta bënte edhe më të lehtë për të që të bënte ndikim në Bundesligë.
Dani Olmo ka luajtur në 9 ndeshje këtë sezon për katalanasit, duke shënuar edhe një gol. Një lojtar që konsiderohet i rëndësishëm, por problemet financiare mund ta detyrojnë Barcelonën ta shesë.