Ekipi i parë i Barcelonës do të kthehet zyrtarisht në stadiumin “Camp Nou” të premten e ardhshme, më 7 nëntor. Sipas njoftimit të klubit, skuadra e Barcelonës do të mbajë stërvitje të hapur para tifozëve.
Kjo stërvitje do të shërbejë edhe si test teknik dhe operacional për të parë funksionimin e sistemeve, pikave të hyrjes dhe gjërave të tjera.
Sipas njoftimit të Barçës, kjo stërvitje është pjesë e rihapjes graduale të stadiumit.
Stërvitja do të fillojë në ora 11:00, ndërsa dyert e stadiumit do të hapen në ora 9:30.
Do të lejohen 23 mijë shikues. Hyrja do të jetë me biletë. Për anëtarët e klubit hyrja do të jetë 5 euro, ndërsa për të tjerët dhjetë. Mjetet e mbledhura do të destinohen për humanizëm.
Ende nuk ka datë të saktë se kur do të kthehet Barcelona të luajë ndeshje në “Camp Nou”, që është ende i mbyllur për shkak të një rinovimi të madh. Barcelona nuk ka luajtur në “Camp Nou” që nga maji i vitit 2023.

 
		 
		 
		 
		 
		 
		 
		