Banorët e Nikushtakit i kthejnë prapa kamionët e Komunës, nuk lejojnë më të helmohen

1 Min. Leximi

Banorët e fshatit Nikushtak kanë bllokuar sot kamionët e ndërmarrjes “Pisha” të Komunës së Likovës, derisa ato po hudhnin mbeturina në deponinë ilegale në këtë fshat të Likovës.

Ata thonë se nuk do të lejojnë më që komuna e udhëhequr nga Erkan Arifi të vazhdojë t’i helmojë banorët me këtë deponi.

- Advertisement -

Para disa ditësh, Qeveria urdhëroi pastrimin e deponisë, ndërsa Ministria e Ambientit ndau 5 milionë denarë për sanim, pastrim dhe gjelbërim të deponisë. Por, pavarësisht kësaj, Komuna e Likovës vazhdoi që për çdo ditë ta mbushë atë me mbeturina, edhe pas pastrimit.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull