Bajram Rexhepi në Gajre: Për ndryshimin e madh për Tetovën e Re

1 Min. Leximi

Kandidati për kryetar komune nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhep në kuadër të takimeve me banorët e malësisë së Sharrit sonte ndaloi në fshatin Gajre ku i prit krahë hapur, me zemër e bujari nga banorët e Gajres.

Në Gajren e Shaip Kamberit u takuam me banorët për të dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

- Advertisement -

Ata theksuan mungesën e ujit të pijshëm, çështjen e legalizimeve, përfshirjen e Gajres në planin urbanistik dhe ndërtimin e rrugës që lidh xhaminë me shkollën. U ngrit edhe nevoja për ndriçim publik, punë për të rinjtë, rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe rregullimin e 3 hyrjeve dhe daljes për fshatin.

- Advertisement -

Gjithashtu, banorët kërkuan kujdes për të moshuarit dhe përmirësimit të shërbimeve
sociale.

✅ Zgjidhja e këtyre problemeve është thelbësore për ta bërë Gajren një vend më të mirë për të jetuar, ashtu siç e meritojnë banorët e saj.
#BashkëPërTetovën ✅

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull