Bajram Rexhepi: BDI nuk është dëmtuar nga shpallja e Artan Grubit ‘non grata’

2 Min. Leximi

Në Maqedoninë e Veriut, një nga çështjet që vazhdon të shkaktojë debat është ajo e ligjit për përdorimin e gjuhëve, miratuar në vitin 2019.

Në 11 dhjetor të vitit që lamë pas, Gjykata Kushtetuese shtyu vendimin mbi vlerësimin e kushtetueshmërisë së ligjit, për shkak të mungesës së dy gjykatësve shqiptarë, që e bojkotuan procesin.

- Advertisement -

Kreu i gjykatës tha se seanca përgatitore mbi çështjen e ligjit do të mbahet në muajin mars.

Ligji mbi përdorimin e gjuhëve u dërgua në Gjykatës Kushtetuese, nga VMRO-DPMNE-ja, kur kjo e fundit ishte në opozitë, ndërsa kundër tij u bënë edhe 13 ankime të tjera, nga subjekte politike dhe ekspertë.

Disa prej kundërshtivë lidhen me zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe në proceset gjyqësore, në bankënota dhe uniforma policore.

Çështja ka nxitur pakënaqësi të madhe tek shqiptarët, por dhe përplasje mes partive opozitare dhe atyre në pushtet.

- Advertisement -

Në një intervistë për Zërin e Amerikës nënkryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim Bajram Rexhepi flet mbi pritshmëritë që ka kjo forcë politike mbi vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Po kështu zoti Rexhepi, flet dhe mbi përcaktimin nga Departamenti amerikan i Shtetit të ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, përfaqësues i BDI-së, nën akuzat për korrupsion madhor. Ai thotë se përgjegjësitë janë individuale dhe se shpallja i padëshirueshëm i zotit Grubi, nuk e ka dëmtuar partinë.

Më 18 dhjetor autoritetet në Shkup njoftuan shpalljen në kërkim ndërkombëtar të zotin Grubi, nën dyshimet për mashtrim me Lotarinë Shtetërore së bashku me ish-drejtorin e saj, Përparim Bajrami.

Zoti Grubi dhe zoti Bajrami, janë arratisur nga vendi dhe vendndodhja e tyre nuk dihet.

Zoti Rexhepi shton se ish-zëvendëskryeministri duhet të kthehet në vend, e të përballet me drejtësinë, për të vërtetuar siç tha ai, atë që vetë zoti Grubi ka thënë, se është i pafajshëm.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull