Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka njoftuar se Merova dhe Sallareva do të jenë së shpejti destinacione të rëndësishme turistike të Komunës së Zhelinës
“Si deputet i zonës dhe banor i kësaj ane, e di rëndësinë dhe vuajtjen dekadëshe që banorët e Merovës kanë pasur për furnizimin me ujë të pijshëm, një nevojë elementare që nuk gjente zgjidhje. Por jo më! Sot, bashkë me Blerimin, Izetin dhe Besarin, përpara qindra burrave të Merovës, kumtuam lajmin se ky fshat po bëhet me ujë për pije”, u shpreh Azizi.
Ai theksoi se përveç ujit, shumë shpejt do të fillojnë edhe punimet e rikonstruksionit të rrugës që lidh rrugën regjionale me hyrjen e fshatit Merovë faza e parë, për t’u pasuar më tej drejt Sallarevës dhe bukurive natyrore të asaj zone malore.
“Këto jemi ne. Ne flasim me punë, me projekte e me zhvillim. Fjalët ua kemi lënë të tjerëve. Blerimi është i duhuri dhe i denji, sepse kjo komunë e do Blerimin, e Blerimi e do këtë komunë”, shkruan Azizi.