Azizi ironizon rizgjedhjen e Ali Ahmetit në krye të BDI-së: “Sula i ri, si Sula i vjetër”

1 Min. Leximi

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar me ironi pas rizgjedhjes së Ali Ahmetit në krye të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në Kongresin e pestë të partisë që u mbajt sot në Shkup.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Azizi ka shprehur skepticizmin e tij ndaj asaj që BDI e quan reformim dhe rifreskim të strukturave partiake.

“Sula i ri, si Sula i vjetër. Nana e Sulës nuk di me ba tjetër. Na rrofshin ‘reformat’.”, ka shkruar Azizi.

Reagimi i Azizit vjen menjëherë pas përfundimit të kongresit, ku Ali Ahmeti u rizgjodh kryetar i BDI-së, duke vazhduar drejtimin e partisë edhe për një mandat tjetër.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull