Azizi: Dhjetëra aktivistë të Forumit Rinor të BDI-së, por edhe të lagjjes “Teqe” Tetovë, iu bashkangjitën VLEN-it!

1 Min. Leximi

Shefi i Shtabit Zgjedhor Adnan Azizi ka njoftuar per, sic eshte shprehuar ai, “kalim masiv të aktivistëve nga BDI në VLEN”. Ne vazhdim po ju sjellim edhe reagimin e tij te publikuar ne facebook:

Mbrëmë dhjetëra aktivistë të Forumit Rinor të BDI-së, por edhe aktivistë të nëndegës së BDI-së në lagjen Teqe në Tetovë, iu bashkangjitën VLEN-it!
Kjo është një dukuri e re, ku mbi 40 persona menjëherë, distancohen nga BDI i bashkohen VLEN-it!
Ky trend i kalimit masiv nga BDI në VLEN, në heshtje ka filluar që moti, por duke u irrituar çdo ditë e më shumë nga politikat destruktive dhe me prapavijë manipuluese, anëtar të FR-BDI, aktivistë dhe mbështetës të BDI-së në Tetovë, publikisht po kalojnë në VLEN, e në veçanti duan ta mbështesin kryetarin Bilall Kasami për punën kolosale që ka bërë në transformim të qytetit të Tetovës.
Ky veprim në mënyrë edhe më masovike do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, në çdo nëndegë, sepse pas lagjes Teqe, ka vërshime të aktivistëve të BDI-së që kanë shprehur dëshirë të jenë pjesë e VLEN-it, në Tetovë.
Ky është fillimi i rrënimit të plotë të BDI-së në Pollog!

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull