Azizi: BDI ishte 22 vite në pushtet dhe nuk e bëri provimin e jurisprudencës shqip, ne ju premtojmë se do ta bëjmë

1 Min. Leximi

Depueteti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka kritikuar ashpër BDI për mosrealizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe gjatë kohës sa ishte në pushtet.

Sipas tij, ndonëse BDI ka qenë 22 vite në pushtet, madje me pushtet absolut, nuk ka ndërmarrë hapa për të rregulluar këtë çështje me ligj. Azizi akuzoi këtë parti për korrupsion dhe keqpërdorim të mjeteve, duke pretenduar se prioritet kanë qenë pasurimi personal dhe ndikimi mbi sistemin e drejtësisë.

“BDI ka sjellë ligje që funksionojnë vetëm kur ministrat janë të tyre. A mund të imagjinohet çfarë zgjidhjesh kanë ofruar?”, deklaroi ai.

Azizi shtoi se kërkesa e studentëve për organizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe tashmë është marrë në shqyrtim nga institucionet. Ai bëri të ditur se është formuar një komision dhe se çështja pritet të marrë zgjidhje në periudhën e ardhshme./Zyrtare.net/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull