Azbi Nuredini akuzon BDI-në: Sikur ti mbronit ish-ushtarët e UÇK-së, ashtu siç i mbroni branitellat!


Biznesmeni shqiptar, Azbi Nuredini, ka reaguar ashpër ndaj BDI-së, duke e akuzuar se po mbron me çdo kusht Besnik Eminin, të cilin e cilëson si “branitell”. Ai e quan këtë një hipokrizi të madhe, duke thënë se sikur BDI të kishte mbrojtur me të njëjtin vrull ish-ushtarët e UÇK-së, sot do të ishin ende mes nesh figura si Harun Aliu, Shaban Zenuni dhe Xhemail Rexhepi.
“Tyta e Besnik Eminit ose predhat e tij mund të kenë qenë shkaktare për rënien e dëshmorëve të UÇK-së apo për plagosjen e përjetshme të luftëtarëve shqiptarë,” shkruan Nuredini, duke ngritur dyshime mbi lidhjet e BDI-së me persona që kanë luftuar kundër shqiptarëve.
Ai i bën thirrje ish-komandantëve të UÇK-së të pranojnë se ka qenë gabim vendosja e një “branitelli” në pozitën e gjeneralit dhe kërkon që gabimi të mos përsëritet me mbrojtjen e tij në emër të kombit. “Fundi fundit, ato karrige ku ulet sot BDI-ja i ka pasur duke u thirrur në emër të UÇK-së, jo të branitellave,” përfundon ai.