Drejtori i Spitalit Psikiatrik në Shkup dhe përfaqësues i koalicionit VLEN, Isa Avdullai, ka reaguar me ironi ndaj anketave të fundit që po qarkullojnë në disa media afër BDI-së, të cilat pretendojnë se kjo parti është në epërsi.
Në një postim në rrjetet sociale, Avdullai ka vënë në pikëpyetje vërtetësinë e këtyre anketave, duke theksuar se realiteti në terren është krejtësisht tjetër dhe se rritja e VLEN-it si pjesë e qeverisë po i fut në panik strukturat e BDI-së.
“Lini anash kompjuterat dhe telefonat e futuni pak nëpër lagjet shqiptare, aty e gjeni anketën!”, ka shkruar Avdullai, duke aluduar se mbështetja për VLEN-in është e dukshme në mesin e qytetarëve, pavarësisht propagandës mediatike.