Autorja Mejreme Kajolli Tusha promovoi pesë librat e rinj

1 Min. Leximi

Në ambientet e shkollës fillore “Liria” në Shkup, u mbajt promovimi i pesë librave më të rinj të autores Mejreme Kajolli Tusha: “Gjurmët”, “Hijet e jetës”, “Aromë trëndafili”, “Sytë e diellit” dhe “Shokët e lagjes”.

Ngjarja kulturore u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë dhe mbresëlënëse, ku morën pjesë shumë autorë, krijues letrarë, përfaqësues të shoqërisë civile, arsimtarë dhe dashamirë të librit.

Gjatë promovimit, u theksua rëndësia e veprimtarisë letrare të autores Kajolli Tusha në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Pjesëmarrësit vlerësuan lart stilin e saj të veçantë dhe temat që trajtojnë jetën, ndjenjat dhe realitetin e përditshëm të njeriut.

Në fund të aktivitetit, autorja falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe interesimin e treguar, duke theksuar se libri mbetet ura më e fortë që lidh brezat dhe frymëzon dashurinë për artin e fjalës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull