Austria lë pas Holandën dhe Francën, përfundon lidere e grupit D

1 Min. Leximi

Austria e ka befasuar Holandën në EURO 2024, duke e mposhtur 2:3, dhe kësisoj e ka fituar grupin D ku luanin edhe Franca me Poloninë.

Austriakëve iu anulua epërsia dy herë, por jo edhe të tretën kur realizoi Marcel Sabitzer dhjetë minuta para fundit të takimit.

- Advertisement -

Fillimisht avantazhin ua kishte dhuruar Donyell Maleni me autogolin më të shpejtë në histori të EUROS, në minutën e gjashtë.

Për Tulipanët barazoi Cody Gakpoja në minutën e 47-të, por Austria gjeti sërish avantazhin në minutën e 59-të përmes Roman Schmidit.

Memphis Depay barazoi me një gol të bukur në minutën e 75-të, por pesë minuta më vonë Austria e vulosi fitoren.

Me gjashtë pikë, Austria zë vendin e parë në grupin D, me një më shumë se Franca në të dytin, dhe dy më shumë se Holanda në të tretin.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull