Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Asnjë hap për shërbimin e obliguar ushtarak

Përditësimi i fundit: 2024/01/21 at 1:14 PM
Publikuar January 21, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia që tani udhëheq me pushtetin kishte premtuar shërbimin e obligueshëm ushtarak. Një gjë e tillë nuk është paraparë me ndarjen buxhetore të këtij viti dhe nuk dihet nëse është në plan të jetësimit nga qeveria. Njohës të sigurisë vlerësojnë se aplikimi i shërbimit ushtarak të obligueshëm ka kosto të lartë financiare dhe kërkon analizë të thellë. Po ashtu, theksojnë se kjo nuk mund të bëhet para përmbylljes së planit të tranzicionit.

Së voni, ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ideja e shërbimit të obligueshëm ushtarak në Kosovë, nuk pranohet nga shtetet partnere në Kosovë.

- Reklamim -

Kp ka pyetur në Ministrinë e Mbrojtjes lidhur ke këtë çështje, por se ata nuk janë përgjigjur.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli deklaron se deri më tani ka pasur vetëm diskutime, por jo edhe diçka konkrete në lidhje me këtë premtim.

“Shërbimi ushtarak i detyrueshëm mund të jetë i mirë nëse dizajnohet për t’i kontribuar zhvillimit shoqëror të Kosovës. Mund të jetë negativ nëse mendohet si platformë për militarizim të shoqërisë. Ka shumë modele të ndryshme të shoqërisë, të cilat janë demokratike dhe kanë shërbim të detyrueshëm ushtarak, mund të merret si shembull Finlanda, mbase në një masë edhe Izraeli dhe Koreja e Jugut”, shprehet ai.

Ai thekson se kjo ndihmon që të ketë resurse të mjaftueshme në rastet kur rrezikohet siguria nacionale.

“Duhet të ketë një analizë të rishikimit të sektorit të sigurisë të re. Do të thotë të shikohet se cilat janë nevojat, çfarë roli mund të kishte një shërbim ushtarak i detyrueshëm, a është barrë për shoqërinë një shërbim i tillë, apo cilat janë mundësitë që i krijon një shërbim të tillë. Nëse nuk shfrytëzohet në mënyrë të duhur, atëherë kosto e këtij shërbimi do të jetë më e dëmshme se sa që do të krijonte benefite. Pa u bërë një studim i detajuar, i thellë i nevojave dhe modaliteteve në bazë që të adaptonte Kosova, atëherë mendoj që kjo ide nuk mund të shkojë përpara”, shton ai.

Kosova duhet të sigurohet që të flet për një shërbim ushtarak krejtësisht ndryshe nga ajo në Serbi, shprehet Vrajolli, teksa flet për paralajmërimet e kësaj të fundit.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi konsideron se një gjë e tillë mund të realizohet në një fazë të mëvonshme, por jo tani.

“Ne e kemi FSK-në në tranzicion, në zhvillime të kapaciteteve njerëzore dhe trajnimeve të infrastrukturës e cila do të zgjatë deri ne vitin 2028, dhe kjo realisht është pak edhe në aspektin financiar edhe në çështje kadrovike të ekspertëve për trajnime, vendosje dhe pajisje. Duhet pritur një rast tjetër pasi që vet, derisa FSK-ja të përmbyll çështjen e tranzicionit apo zhvillimit 10 vjeçar. Atëherë, mund të mendojmë për një mundësi të kthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, që kishte me qenë modalitet, fillimisht vullnetarë dhe mandej me u bërë edhe i detyrueshëm”, tha Ibishi.

Ditëve të fundit në Serbi është paralajmëruar rikthimi i detyrimit për të shërbyer në ushtri deri në katër muaj.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi pati reaguar duke thënë se një gjë e tillë është e papranueshme dhe duhet refuzuar.

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
3shi.net 21 Janar, 2024 January 21, 2024
Artikulli i mëparshëm Serbia dhe Shqipëria kryesuese në rajon për fuqinë ushtarake, Kosova e fundit
Artikulli tjetër Krasniqi: Vizioni i Rugovës për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë Krasniqi: Vizioni i Rugovës për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë nis procedurë për dispozitat ligjore, rregulloren dhe balancuesin

    3shi.net September 18, 2024
    VLEN: Partia e non-gratave, BDI, kapet mat duke gënjyer për Kosovën!
    Vazhdon fushata për bojkotin e marketeve të premten
    LSDM: MPB me Toshkovskin në krye është në kaos
    Visar Ganiu: Ndryshimin e nisëm nga Çarshia jonë e Vjetër
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?