Asistent digjital në faqen e internetit të Kuvendit për personat me aftësi të kufizuara

1 Min. Leximi

Në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Republikës janë integruar teknologji të avancuara të aksesueshmërisë, të cilat garantojnë përdorim më të lehtë dhe të barabartë për personat me aftësi të kufizuara, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Kuvendit.

Nga atje bëjnë të ditur se platforma digjitale e Kuvendit tani ofron një mekanizëm që lehtëson qasjen për personat me pengesa vizuale, motorike dhe njohëse, duke i bërë informacionet parlamentare më të kuptueshme, më të lehta për navigim dhe më afër qytetarit.

“Ky investim, i cili është në përputhje me Direktivën Evropiane EN 301 549 dhe standardet WCAG 2.1, ndjek praktikat më të mira të qeverisjes digjitale dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Prandaj, nuk bëhet fjalë vetëm për një përmirësim teknik, por për një shprehje të qartë të përkushtimit ndaj transparencës, digjitalizimit, përfshirjes qytetare dhe një demokracie më funksionale. Kur informacionet janë të qasshme, institucionet bëhen më të hapura dhe më të besueshme”, thuhet në njoftim.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull