Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe RajoniLajme

Asgjë e re nga Kuvendi i Kosovës! Dështon përpjekja e 16-të për konstituim

Përditësimi i fundit: 2025/05/15 at 11:35 AM
Publikuar May 15, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Të enjten, para një takimi të thirrur nga presidentja e Kosovës me përfaqësues të partive politike për konsultime në përpjekje për zhbllokimin e ngërçit, ligjbërësit refuzuan për të tetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.

- Reklamim -

Çështja e votimit të fshehtë – që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post – është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Ato thonë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, dhe i kanë kërkuar Kushtetueses të marrë “një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, më 15 maj, që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Seanca konstituive do të vazhdojë të shtunën e 17 majit.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.

Haxhiu e LVV-së po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja.

Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit.

Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re. /rel

TOP Lajmet

Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës
Bota dhe Rajoni
Ibrahimi takon ambasadorin francez në Shkup, Kristof Le Rigoler
Lajme
Ali Ahmeti të shtunën në Gostivar – takim me të rinjtë
Lajme
Gashi: Nuk ka arritur dorëheqja e Taravarit
Lajme
BDI: Më 21 maj pritet të votohet Guvernatori i ri i Bankës Popullore dhe askush më as që e përmend mundësinë që kjo pozitë t’i besohet një shqiptari
Lajme Politikë
Njëri nga themeluesit e ASH-së shpërthen ndaj Taravarit: Është koha t’ju themi JO atyre që dëshirojnë ta shesin partinë
Lajme Politikë
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 15 Maj, 2025 May 15, 2025
Artikulli i mëparshëm 457 persona humbën jetën në aksidente trafiku nga viti 2020 deri në vitin 2023
Artikulli tjetër Ali Ahmeti të shtunën në Gostivar – takim me të rinjtë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Shefi i diplomacisë turke diskuton marrëveshjen për Gazën me homologun e Katarit

    3shi.net February 6, 2024
    U.d. drejtori i Ansamblit shqiptar, Shkëlqim Jahi do të shpallë konkurs për ripunësimin e 33 artistëve për të cilët nuk ishte kryer riauditimi
    Taravari: Rrëzuam regjimin 22 vjeçar, nga Kongresi i ASH-së dolëm më të fuqishëm
    RMV, inflacioni në fund të vitit 2023 u rrumbullakua në 9.4 përqind
    LSDM: Përsëri të shtëna, Toshkovski i paaftë t’i mbrojë qytetarët
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari e ka dorëzuar dorëheqjen

    May 15, 2025
    LajmePolitikë

    Bekim Qoku, zyrtarisht koordinator i grupit parlamentar të VLEN

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: Kuadrot e ASH-së në Qeveri do të zëvendësohen nga ato të VLEN-it

    May 15, 2025
    LajmePolitikë

    Ministri Limani: Katër deputetë të Frontit Evropian i janë bashkangjitur Qeverisë

    May 15, 2025
    Lajme

    Ibrahimi takon ambasadorin francez në Shkup, Kristof Le Rigoler

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?