Asani i VLEN-it: Ish-funksionarët e Taravarit po ndjekin rrugën e Ali Ahmetit

1 Min. Leximi

Jasir Asani nga koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj disa ish-funksionarëve të afërt me Arben Taravarin, të cilët sipas tij po shfaqin qëndrime kontradiktore dhe po e relativizojnë rolin e tyre gjatë periudhës kur kishin përgjegjësi shtetërore.

“Ish funksionarët e Arben Taravarit janë shumë paradoksalë. Në kohën kur ishin në pozita, në opinion deklaroheshin se mbronin interesin shoqëror kombëtar me dinjitet, ndërsa sot po dalin e po thonë se qenkan penguar në çdo proces për shqiptarët,” shkroi Asani në një reagim publik.

- Advertisement -

Ai i krahasoi këto qëndrime me logjikën politike të BDI-së, duke theksuar se po përsëritet e njëjta mendësi: “E kuptojmë mendësinë tuaj ahmetiane, por të paktën mos dilni sot qesharak dhe të na tregoni se sa të paaftë, pa guxim dhe të painteresuar keni qenë.”

Asani shtoi edhe një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj liderit të Lëvizjes për Ndryshim, duke thënë: “Nëse kryetari juaj ka qenë mjeku i Ali Ahmetit, ju jeni ata që po e ndiqni rrugën e tij.”

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull