Arrestohet drejtori i Inspektoratiat Bujqësor, u kap duke marrë 50.000 euro ryshfet

1 Min. Leximi

​Jozyrtarisht, shërbimet për luftë kundër krimit të organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike (BJB) kanë arrestuar drejtorin aktual të një institucioni shtetëror, i cili u kap gjatë kërkimit dhe marrjes së ryshfetit në vlerë prej plot 50.000 eurosh.

​Sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, Vase Anakiev.

​Organet që po zbatojnë aksionin njoftojnë jozyrtarisht se ky operacion është pjesë e përcaktimit për të udhëhequr një betejë të paanshme dhe neselektive kundër korrupsionit. Hetimi zyrtar dhe informacionet nga institucionet kompetente pritet të tregojnë nëse drejtori ka vepruar i vetëm apo pas këtij rasti qëndron një rrjet më i gjerë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull