Zgjerohet hetimi për tragjedinë e zjarrit në Koçan. I dyshuari i fundit është pronari i kompanisë së sigurimit, për të cilin është ngritur hetim për veprën “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjitjshme”. Nga prokuroria njoftojnë se në procedurën e deritanishme, janë siguruar dëshmi, sipas të cilave, i dyshuari përcaktohet se është përgjegjës apo pronar real i subjektit juridik të dyshuar, agjencia për sigurim të pronës dhe personave nga Shkupi. Sipas provave, ai e ka menaxhuar sipërmarrjen afariste dhe të gjithë funksionimin e agjencisë, së bashku me menaxherin e dyshuar më parë dhe personin e autorizuar të degës në Koçan. “I dyshuari i ri në vazhdimësi dhe në mënyrë aktive ka udhëhequr me planin dhe mënyrën e dhënies së shërbimit të sigurimit përmes subjektit juridik. Së bashku me të dyshuarit që kanë qenë të angazhuar për sigurim, në kundërshtim me më shumë nene të Ligjit për sigurim privat, gjatë mbrëmjes kur ka ndodhur zjarri, nuk kanë kontrolluar dhe kanë mundësuar hyrjen e fëmijëve në objekt, nuk janë kujdesur për mbipopullimin e kapacitetit të vizitorëve në objekt, nuk penguan hyrjen dhe përdorimin e substancave shpërthyese” thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Me urdhër të gjykatës dje janë bërë kërkime në dy lokacione në Shkup dhe Probishtip, si dhe në automjetin e të dyshuarit, ku edhe janë marrë dokumente që lidhen me personin juridik dhe pajisje elektronike. Personi është privuar nga liria dhe duke pasur parasysh të gjitha rrethanat dhe bazat ligjore, prokurori publik do të propozojë përcaktimin e masës së paraburgimit. /Alsat.mk
Arrestohet Aleksandar Nacev, pronar i agjencisë që siguronte diskotekën “Puls”

TOP Lajmet
3shi.net
Ndani këtë artikull
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -


