Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Arbana Pasholli: Nëse nuk kemi gra në pozita vendimmarrëse nuk do mund t’i motivojmë vajzat e reja të përfshihen në politikë

Përditësimi i fundit: 2024/07/08 at 11:13 AM
Publikuar July 8, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësimi i grave në vendimmarrje në Maqedoninë e Veriut ende është shumë i ulët, sidomos i grave shqiptare. Pavarësisht se ndër vite ky përfaqësim është përmirësuar, ende nuk është në nivelin e kënaqshëm. Së fundmi RMV-ja u bë me përbërje të re parlamentare dhe qeveri të re, ku vendi shënoi regres në drejtim të përfaqësimit gjinor. Në kuvend janë gjithsej 10 gra deputete shqiptare ndërsa në qeveri nuk ka asnjë ministre shqiptare. Për këtë problematikë dhe të tjera, në një seri intervistash Portalb.mk sjell biseda me deputetet shqiptare të Kuvendit të RMV-së. Këtë herë biseduam me Arbana Pashollin, deputete e Frontit Evropian.

Invervistoi: Albina Ramadani

- Reklamim -

Portalb: Ndër vite përfaqësimi i gruas në politikë është rritur, megjithatë kur vjen puna te postet vendimmarrëse gratë, sidomos ata shqiptare ngelin të papërfaqësuara, sipas jush pse ndodh kjo?

Arbana Pasholli: Kjo çështje na vendos të gjithëve përpara përgjegjësisë që përpjekjet dhe angazhimi për arritje me qëllim përfaqësimin e drejtë të grave, në nivelet më të larta të udhëheqjes që të jetë synim i përbashkët i grave dhe burrave. Vlerësoj se është koha që në dekadën e tretë të shekullit 21 të bëjmë përpjekje të pakursyeshme që ky trend të ndryshojë dhe të mos jetë arsyetim e praktikë. Kemi gra dhe vajza të shkolluara, të afta, të përkushtuara dhe punëtore dhe jam më se e bindur se do të na përfaqësonin denjësisht. Duke qenë pjesëmarrëse aktive në politikë mendoj që ka disa faktorë që ndikojnë, në krye do të vendosja hapësirën që ju jepet grave nga partitë politike por një faktor që ndoshta i vendos gratë përpara dyshimit nëse munden të bartin poste udhëheqëse janë pritëshmëritë e larta të vendosura në shoqëri në kontekst të ndarjes së detyrave në bazë gjinore.

Portalb: Së fundmi vendi u bë me qeveri të re, por nuk kemi asnjë ministre shqiptare grua, por edhe në të kaluarën përfaqësimi ka qenë thuaj se inegzistent për këtë pozitë, si e vlerësoni këtë.

Arbana Pasholli: Është e vërtetë, edhe unë në Kuvend kam fajësuar partitë politike për këtë sepse ndryshimet ndodhin pikërisht kur japim shembull, dhe nëse nuk kemi gra në pozita vendimmarrëse nuk do mund të motivojmë edhe vajzat e reja që të përfshihen dhe të konsiderojnë politikën si një hapësirë të sigurt për të dhënë kontribut! Partitë politike kanë përgjegjësinë që të veprojnë sepse vlerësoj se është folur dhe flitet mjaft për këtë temë dhe është koha që, në Dekadën e Aksionit sipas Kornizës të qëllimeve të qëndrueshme globale të Kombeve të Bashkuara ndër të cilat edhe qëllimin për avancimin e çështjes gjinore në nivel global, kontributi dhe angazhimi që gratë dhe vajzat mund të japin dhe e japin në politikë të merr jo vetëm vëmendjen e duhur por edhe vendin e duhur.

Portalb: Pse gratë në vendin tonë janë të heshtura kur vjen puna te ndarja e “kulaçit” dhe posteve në vendimmarrje?

Arbana Pasholli: Lufta për barazi gjinore është proces, proces për sensibilizim, për rritjen e vetëdijes, për ndryshim të mentalitetit, për inkurajim e fuqizim të palëve për të ndërmarrë hapa konkretë drejt avancimit të përfaqësimit të drejtë të gruas në të gjitha nivelet e veprimit e veçanërisht për përfshirjen e grave dhe vajzave në pozita të larta udhëheqëse dhe vendimmarrëse. Unë mendoj që ka gra të afta dhe ambicioze dhe që me shumë përkushtim do të merrnin përsipër udhëheqjen e insituticioneve.

Portalb: A mendoni se listat e hapura do ishin një lloj zgjidhjeje për përfaqësim më të madh të grave në Kuvend dhe të njëjtat të kontribuonin në mbështetjen më të madhe të grave në politikë?

Arbana Pasholli: Vlerësoj se listat e hapura mund të jenë një ndër opsionet që do të ofronin mundësi më të lartë për përfaqësim por gjithsesi mbetem te mendimi që bashkë me mediat duhet të punojmë në rritjen e ndërgjegjësimit se kontributi i grave në politikë është i domosdoshëm dhe në krijimin e hapësirave të sigurta për veprimtari politike për grate dhe vajzat e reja.

Portalb: Ku qëndron zgjidhja sipas jush në bërjen e RMV-së një mjedis më të mirë për gratë në politikë?

Arbana Pasholli: Krijimi i një mjedisi më të mirë është proces në të cilën kontribut të përbashkët duhet të japin edhe gratë edhe burrat. Në vazhdimësi janë bërë përpjekje për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve me mbështetjen edhe të organizatave joqeveritare dhe atyre ndërkombëtare për avancimin e çështjes të barazisë gjinore dhe përfaqësimit të drejtë dhe ky është një angazhim që kërkon përkushtim sistematik dhe gjithëpërfshirës.

Portalb: Cilat janë sfidat me të cilat përballet një grua politikane shqiptare në Maqedoninë e Veriut?

Arbana Pasholli: Sfidat janë të shumta, nga përpjekjet për të arritur një barazpeshë mes jetës personale dhe asaj publike; angazhim sistematik për harmoni të pritshmërive mes familjes, punës dhe angazhimeve të tjera sociale, përkujdesja dhe ruajta e shëndetit mendor për të cilin shumë pak flitet, deri tek ballafaqimi me paragjykime, ofendime dhe gjuhë të urrejtjes.

Portalb: Për fund, çfarë mesazhi do ju jepni të gjitha vajzave të reja të cilat duan t’i futen politikës por nga rrethi dhe situata aktuale ngurojnë?

Arbana Pasholli: Dua të jem e sinqertë, nuk është e lehtë por nuk është e pamundur! Një grua që sfidon veten, sfidon rrethin dhe me këtë rritë jo vetëm vetëdijen por kontribuojnë dhe në ndryshimin e mentalitetit! Politika është një veprimtari që gratë mund ta kryejnë me dinjitet dhe devotshmëri dhe unë inkurajoj vajzat e reja që të shfrytëzojnë kapacitetin intelektual dhe të guxojnë të kontribuojnë në politikë, sepse kështu japin kontribut për shoqërinë dhe të ardhmen e vendit.

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
3shi.net 8 Korrik, 2024 July 8, 2024
Artikulli i mëparshëm Fërçkoski: Jam i gatshëm të tërhiqem nga pozita e ambasadorit, nëse nuk jam i përshtatshëm me ideologjinë e pushtetit të ri
Artikulli tjetër NIKOLLOVSKI: SERIOZISHT E SHQYRTOJMË MUNDËSINË PËR NDARJEN E LICENCËS PËR OPERATOR TË TRETË CELULAR

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Paga mesatare neto në muajin gusht ka qenë 41.097 denarë

    3shi.net October 22, 2024
    Sa miliona njerëz tashmë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale amerikane?
    Destani takohet me Kasamin: I lumtur që erdhi momenti i nisjes së ndërtimit të stadiumit të Tetovës
    VLEN: Akademia Shqiptare, hap i rëndësishëm për shkencën, artin dhe kulturën
    Mexhiti: Derisa shqiptarët vdisnin burgjeve, ata punonin për shpëtimin e Mijallkovit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?