Një aplikacion po bëhët “arma më e fuqishme” kundër gjobave. Qytetarët përdorin aplikoacionin “Waze”, si mënyrën e vetme të besueshme për detektimin apo paralajmërimin për lokacionin e kamerave, përderisa “Safe City” është ende në fazë testimi, shkruan “plusifo’, kurse transmeton gazeta “Lajm”.
Banorët e Shkupit po kërkojnë intensivisht mënyra për të shmangur gjobat nga sistemi “Safe City”, prandaj numri i shkarkimeve të aplikacionit “Waze”, i disponueshëm për pajisjet me sistemin operativ “Android” dhe për “iOS”, i cili u ofron informacion rreth kamerave që monitorojnë trafikun, është bërë shumë i kërkuar.
Qytetarët thonë se kjo është zgjidhja më e shpejtë dhe më e sigurt për ta, ndërsa projekti “Safe City” është ende në fazën e testimit dhe deri më 1 janar dërgon vetëm paralajmërime, dhe më pas do të fillojë përpunimin e gjobave.
Ndërkohë, shoferët në të gjithë vendin po përdorin masivisht “Ëaze” për t’u përshtatur me rregullat e reja dhe për të shmangur shkeljet e paqëllimshme.
Përdoruesit tashmë kanë hartuar në mënyrë dixhitale pothuajse të gjithë rrjetin e kamerave nga “Safe City”, gjë që u mundëson atyre të marrin një paralajmërim qindra metra, para kamerës monitoruese.
Aplikacioni “Waze” ofron disa veçori, që e bëjnë atë jashtëzakonisht të popullarizuar në këtë moment:
– hartë e saktë e kamerave fikse, të lëvizshme dhe të instaluara rishtazi,
– paralajmërim me zë, kur t’i afroheni kamerës,
– informacion në lidhje me policinë, radarët, punimet rrugore dhe bllokimet e trafikut,
– llogaritja automatike e rrugës më të sigurt me të gjitha pikat kritike,
– mundësia që shoferët të raportojnë kamerat e reja.
Vetë komuniteti i përdoruesve po e përditëson vazhdimisht rrjetin, kështu që vetëm në 48 orë numri i kamerave të raportuara është rritur në mënyrë dramatike. Për shumë njerëz, aplikacioni “Waze” është bërë garancia e vetme se ata nuk do të “habiten” nga masat e reja të trafikut të “Safe City”.
Aplikacioni “Waze”, arma më e fortë” kundër gjobave – Panik i shkupjanëve nga “SAFE CITY”

Ndani këtë artikull
