Anketa për Çairin: Izet Mexhiti favorit absolut, udhëheq bindshëm para Bujar Osmanit

1 Min. Leximi

Anketat e brendshme të koalicionit VLEN dhe matjet e opinionit publik të realizuara në kuadër të analizave parazgjedhore për komunën e Çairit tregojnë qartë një epërsi të theksuar të zv.kryeministrit të parë, Izet Mexhiti, ndaj kandidatit më të përfolur të BDI-së, Bujar Osmanit.

Sipas këtyre të dhënave, qytetarët e Çairit në masë më të madhe mbështesin rikthimin e Mexhitit për një mandat të katërt në krye të komunës, duke e parë atë si figurë të qëndrueshme dhe me përvojë të dëshmuar në qeverisjen lokale.

- Advertisement -

Epërsia e VLEN-it ndaj Frontit Evropian vërehet edhe në anketat e shumta të publikuara nga portale të ndryshme, ku qytetarët e kësaj komune shprehen qartë se ndryshimi duhet të vijë nga një vizion i ri dhe jo nga rikandidimi i figurave të konsumuar politike.

Ndërkohë, në pyetjet lidhur me liderët më të preferuar politikë shqiptarë në vend, Izet Mexhiti ka dalë si politikani më i besuar dhe më i pëlqyer, duke lënë pas edhe vetë kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, një tregues i ndryshimit të disponimit të elektoratit dhe nevojës për një qasje të re në përfaqësimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull