Anëtaret e sapozgjedhura të Këshillit Gjyqësor japin deklaratën solemne / Gashi: Këshilli Gjyqësor ka rol kyç në sundimin e së drejtës

1 Min. Leximi

Anëtarët e sapozgjedhura të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Suzana Joshevska-Anastasovska dhe znj. Arlinda Kadri-Shahinoviq, sot dhanë deklaratën e tyre solemne, duke shënuar zyrtarisht fillimin e mandatit të tyre në këtë institucion të rëndësishëm.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, theksoi se me këtë akt, anëtaret e reja shprehën përkushtimin e tyre për ushtrimin e funksionit me standarde të larta profesionale. “Me këtë akt, ato shprehën gatishmërinë për të ushtruar funksionin e tyre me përgjegjësi të lartë, pavarësi, integritet dhe profesionalizëm, në shërbim të forcimit të sistemit gjyqësor dhe sundimit të së drejtës në vend”, u shpreh Gashi.

Ai uroi anëtaret për detyrën e re dhe nënvizoi rëndësinë e misionit që i pret. “I urova përzemërsisht për detyrën e re dhe u dëshirova suksese në përmbushjen e këtij misioni të rëndësishëm për institucionet dhe për shoqërinë tonë”, deklaroi kryeparlamentari.

Sipas tij, roli i Këshillit Gjyqësor është kyç për garantimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe funksional, si dhe për forcimin e besimit të qytetarëve në sundimin e së drejtës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull