Në diskutimin panel të mbajtur sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski foli edhe për një problem të mprehtë që përballen qytetarët, lojërat e fatit të paligjshme, të cilat tashmë po rregullohen, dhe ato që janë në kundërshtim me ligjet po ndalohen me qëllim që të mbrohen qytetarët nga sulmet kibernetike.
“Me një vendim të Qeverisë, ndoshta më radikal, por i domosdoshëm, ndaluam lojërat e fatit të paligjshme. Me vendimin e fundit, mbi 220 faqe janë ndaluar dhe do të vazhdojmë në këtë drejtim, sepse qytetarët, veçanërisht të rinjtë, duhet të mbrohen në internet”, tha Andonovski, dhe shtoi: “Fillimisht përgatitëm strategjinë kombëtare për sigurinë kibernetike në fund të vitit 2024, dhe menjëherë më pas kaluam në miratimin e Ligjit të parë për sigurinë kibernetike, i cili është plotësisht i harmonizuar me rregulloren evropiane dhe kërkesat e partnerëve tanë të NATO-s.”