Amir Elezi: Me kolegët e VLEN-it në diskutim për transparencën e partive politike

1 Min. Leximi

Amir Elezi nga koalicioni VLEN, ka njoftuar se së bashku me kolegë tjerë partiak, kanë marrë pjesë në takimin e Sekretarëve të Përgjithshëm të partive parlamentare, të organizuar nga WFD.
“Kisha kënaqësinë që bashkë me kolegë të VLEN të jemi pjesëmarrës në takimin e Sekretarëve të Përgjithshëm të partive parlamentare, të organizuar nga WFD. Gjatë takimit, ndër të tjera, u prezantuan gjetjet nga vlerësimi më i fundit i Indeksit të Transparencës së Partive Politike (PPTI), si dhe u diskutua rreth iniciativave që synojnë forcimin e dialogut ndërpartiak dhe përmirësimin e transparencës në veprimtarinë politike”, ka shkruar Elezi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull