Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot ka zhvilluar takim me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler.
Në takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për ecurinë e proceseve demokratike në vend.
Mickoski theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve, duke potencuar se mbështetja nga pala amerikane është vendimtare për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit.
Ambasadorja Ageler konfirmoi përkushtimin e SHBA-ve për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me Maqedoninë e Veriut dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje në reformat dhe projektet kyçe që parashihen në periudhën e ardhshme.
Takimi përfundoi me një marrëveshje për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.